Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 14 Maj 2021

Nis peticioni kundër demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi

E Marte 18 Gusht 2015 13:51

Me iniciativë të Këshillit Organizativ ka nisur nënshkrimi i peticionit kundër demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi.

Në peticionin i cili i drejtohet Kuvendit, Qeverisë dhe institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, organizatorët konsiderojnë se territori i Kosovës dëmtohet për 12 mijë hektarë.

Pjesë e Këshillit Organizativ janë: Ali Lajqi, ish-kryetar i Pejës, mulla Sadri Zeka, imam në xhaminë në Jabllanicë të Pejës, Avdi Shkreli e Shefqet Balaj, raporton Indeksonline.

Ky peticion do të shpërndahet nëpër qendra të disa qyteteve në Kosovë.

 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.