Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 21 Prill 2021

Ramadan Muja përsëri para gjyqit

E Hënë 31 Gusht 2015 16:02

Kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, do të mund ta përfundojë mandatin e tij në këtë pozitë pasi Gjykata Apelit vendosi që Gjykata Themelore e Prizrenit ta marrë sërish në procedim rastin ndaj tij.

Burimet e KALLXO.com marrin vesh se rasti i kryetarit te Prizrenit Ramadan Muja dhe pesë zyrtarëve komunalë i është dërguar sot Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Burimi thotë se vendimi i Apelit është që kjo lëndë të shkojë në rigjykim.

Kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja, së bashku me pesë zyrtarë tjerë komunalë më 13 mars 2014 u gjetën fajtorë dhe u dënuan nga Gjykata Themelore e Prizrenit për veprat penale të keqpërdorimit të detyrës dhe autoritetit zyrtar.

Muja dhe të tjerët akuzoheshin se kishin bërë keqpërdorime me prona komunale dhe të menaxhuara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit

Muja për katër pikat e aktakuzës u dënua me burgim prej dy vjetësh me kusht që ai të mos kryejë vepra tjera penale gjatë 3 vjetëve. Ai po ashtu mori edhe dënimin plotësues, ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike në kohëzgjatje prej 30 muajsh.

Në rast të vërtetimit të dënimit, Prizreni do të duhej të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të komunës.

në rastin e njëjtë të gjykuar nga Gjykata e Prizrenit, Minir Krasniqi, ish-drejtor i Administratës Publike u dënua me 1 vjet e 6 muaj burgim me kusht që për dy vjet të mos bëjë vepër tjetër penale.

Edhe Krasniqi nuk ka të drejtë të ushtrojë funksione publike për 18 muaj.

Kadri Ukimeri ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Sadik Paçarizi ish-drejtor i Urbanizmit u dënuan me 8 muaj burgim me kusht që për 2 vjet të mos bëjnë vepër tjetër penale.

Avni Ademaj ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës u dënua me 5 muaj burgim me kusht që për 1 vit të mos shkaktojë vepra tjera penale.

Ndërsa te pa kënaqur me këtë vendim te akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre këtë vendim e kishin apeluar ne Gjykatën e Apelit ne Prishtine.

Më 9 qershor te këtij viti ne Gjykatën e Apelit ne Prishtinë ishte mbajtur seanca dëgjimore ku te akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre e kishin kundërshtuar akuzën me te cilën ngarkoheshin nga prokuroria./kallxo.com 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.