Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 21 Prill 2021

32 mijë kosovarë hoqën dorë nga shtetësia

E Marte 01 Shtator 2015 11:45

Për 5 vjet Kosova ka humbur 32 mijë qytetarë, të cilët kanë zgjedhur tjetër nënshtetësi. Derisa ata thonë se këtë po e bëjnë për familjen e tyre, analistët e vlerësojnë këtë situatë si “tragjedi kombëtare”.

Heqja dorë nga shtetësia e Kosovës ka shënuar shifra alarmante në pesë vjetët e fundit. Mbi 32 mijë qytetarë të Kosovës kanë hequr dorë nga nënshtetësia kosovare vetëm nga viti 2009 për të zgjedhur një nga shtetet nga Bashkimi Evropian që nuk e lejon dyshtetësinë, shkruan “Zëri”.

Kampion në “zbrazjen” e Kosovës është Gjermania. Me këtë ritëm të heqjes dorë nga nënshtetësia brenda 10 vjetëve Kosova do të ketë 100 mijë banorë më pak.

Protagonistët e këtyre veprimeve thonë se edhe pse me “zemër të thyer”, këtë po e bëjnë për perspektivën e fëmijëve dhe familjeve të tyre. Ndërkohë që analistët e vlerësojnë se kjo situatë është baras me tragjedi kombëtare. /Zëri/

 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.