Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 28 Tetor 2020

Zemaj: Gjykata Speciale do t’i hetojë edhe vrasjet e pasluftës

E Marte 08 Shtator 2015 14:49

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, në emisionin “Info-Box” të TV Dukagjini, ka theksuar se Gjykata Speciale e ka mandatin që t’i hetojë edhe vrasjet politike të pasluftës.

Sipas tij, pa zbardhjen e këtyre vrasjeve nuk do të ketë zhvillim të vendit, duke shtuar se vrasjet janë bërë për motive politike – janë shfrytëzuar për ta dobësuar LDK-në asaj kohë.

Ai tha se në mandatin e Gjykatës Speciale, është që të hetohen krimet e kryera deri në dhjetor të vitit 2000, transmeton Telegrafi.

“Ka informacione se do të ndodh ndjekja e rasteve të vrasjeve të pas luftës. Nëse është marrë në pyetje një njeri për ndonjërën prej këtyre rasteve, nuk do të mbetet pa u hetuar. Ka hetime që po bëhen për vrasjen e kundërshtarëve politik. Ka pretendime që janë aktakuza të përgatitura, e që lidhen me ish - zyrtarët e LDK-së”, ka theksuar Zemaj. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.