Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 06 Qershor 2020

Qeveria emëron bordet e PTK-së, Aeroportit të Gjakovës dhe INFRAKOS

E Mërkurë 09 Shtator 2015 11:23 Qeveria e Kosovës ka emëruar anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve publike Postës së Kosovës, Aeroportit të Gjakovës dhe Hekurudhave të Kosovës (INFRAKOS). Anëtarët e rinj të Bordit të Postës janë Halit Isufi, Mejdi Gjokli, Hysen Fazliu, Branisllav Nikoliq, Metije Jashari dhe Rushan Ceka. Anëtarët e Bordit të Aeroportit të Gjakovës janë Naser Ranolli, Brikena Kryeziu, Nora Gola, Nuri Bahtijari, Zenun Shala dhe një pozitë mbetet që të plotësohet nga komunitetet. Anëtarët e rinj të Bordit të INFRAKOS-it janë Njazi Selmanaj, Enver Aruçaj, Fëllënza Xhelili, Millosh Dimiq, Milazim Bytyçi dhe Nexhat Dedija. Kabineti qeveritar ka shtyrë për mbledhjen e ardhshme miratimin e Ligjit për arsimin e lartë pas kërkesës së ministrave serbë./koha/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.