Obiliq, 30 raste të reja me kancer vetëm në vitin 2015
E Mërkurë 30 Shtator 2015 13:24
Numri i të prekurve me sëmundjen e kancerit dita e ditës po shënon rritje në komunën e Obiliqit. Nga kryetari i kësaj komune Xhafer Gashi, sot është bërë e ditur se janë 30 raste të reja që janë paraqitur vetëm në këtë vit.
Ai këto deklarata i bëri gjatë pritjes që i bëri kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Gashi bashkë me Veselin, vizituan edhe Qendrën e Mjekësisë Familjare në Obiliq, ku nga mjekët e kësaj qendre u kërkua që të investohet më shumë në teknologji mjekësore.
Kryetari Veseli në anën tjetër tha se institucionet e Kosovës e kanë obligim kujdesin dhe përkrahjen për qytetarët e Obiliqit.
Ai po ashtu tha se duhet të mendohet një zgjidhje që të tejkalohen sëmundjet, të cilat shpesh i kapin këta qytetarë për shkak të kushteve atmosferike.
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.