Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 26 Tetor 2020

Kodi politik i Kosovës

E Enjte 21 Qershor 2012 23:43

Në një varrezë të ëndrave të vdekura, të mbytura mbas përpëlitjesh për ta gjetur realitetin në Kosovën që e ka humbur atë… Në një vend paramendoni të jetoni. Ju them së pari paramendoni mbase keni harruar që vetëm se jeni duke i hapur sytë çdo mëngjes në atë mbrëmje për tu gdhirë sërish. Bota flet për të drejta kulminante civilizimi e ju bredhni ende në atë të drejtë qu ua mori bindjen nëpërkëmbë e luan lojën e shitur-tuajën ndaj tyre.“Një ditë do rregullohet” – dëgjon shpresat të thonë. Më thoni ajo ditë a do këtë mëngjes për ju t’ju presë, apo një natë më parë do japë ajo-mbrëmja dhe jo ju dorëheqjen e te duruarit në pritje. Çdo foshnje e lindur, vdes që në filim në koridoret e gjata të bredhjeve në duart e nënës së saj. Nëna ka shpresë, por as fëmiu s’mund t’i durojë asaj shprese. Fitues ndoshta do jetë, ama lufta ka plagë. Plagët që merr njeriu në luftën për të mbijetuar sot në Kosovë, janë ndoshta me shërim, por ama me gjurmë të rënda. Në to do shkruajë gjithmonë koha e kaluar për vullnetin e të sotmes së atëhershme kur një ditë do e përfundojë autori i këtij krimi së shkruajturi tragjedinë e shekullit të civilizimit. Krim i të drejtës, cënim i qëllimit për vullnet të mirë dhe shkatërrim mendimi ndaj një qëndrimi. Popull i Hadit apo i kllapisë. Nëse ekziston ringjallja bindjen për humbjen e një shprese të një dite të tillë do të ta humbas ky popull edhe ty, ti si vetëm soditës pa azhurim i këtij shkrimi. Qëllimi i humbur në kohë ku duhet kërkuar në ta pyetëshe një bashkëshekullar, dyshimin s’do e kisha nga ato që i dëgjoj se si thonë mbrapa kollarave, që do thoshte tek një bashkëkombas i imi.


Se Zoti vete e tha me gojë që kombe shuhen përmbi dhe…


Njeriu që nuk e pranon gjenezën është i dënuar të humbasë, kështu pra dhe kombi im e mohon shenjtërinë së cilës i përket. Qi thonë njerëzve që mohojnë shtyllën e shtëpisë?! Dëshirojmë të behemi shtëpi me kulm pa mbajtëse të saj?! Edhe shumë do jetojmë në ëndrra por kurrë nuk do të kemi mundësi të zgjohemi një mëngjes në shtratin e njomë nën çatinë e shtëpisë sonë. Gjithmonë do lagemi nga pështyma e llomotitjeve të të tjerëve dhe gjithmonë do jemi endacakë ideologjish gjersa nuk e shohim se ideologjia jonë është vetë realiteti ynë i mbjellur nga e kaluara për tu ushqyer sot që ta arrijmë një të ardhme në nëndegët tona duke i qenë mburojë atyre…pse jo?!…

Autori është student i mjeksisë në Universitetin Hacettepe të Ankarasë në Turqi, dhe është drejtor ekzekutiv i Gjysëmhënës së Kuqe të Kosovës. 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.