Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 26 Tetor 2020

SULLTAN ERDOĞAN - Albinot Maloku

E Enjte 07 Gusht 2013 11:51

SULLTAN ERDOĞAN 

“Kombi i madh, fuqi e madhe” ishte motoja e Kongresit të katër të përgjithshëm të Partisë

për Drejtësi e Zhvillim, e mbajtur para disa kohe në Turqi. Adalet ve Kalkınma Partisi, shkurt

e njohur si AKP është subjekt politik i qendrës së djathtë me koncept social konservativ e

themeluar në vitin 2001 me kryetar Recep Tayyip Erdoğan. Ky kongres rizgjodhi kryetarin e

partisë dhe afirmojë ambiciet e saja deri në vitin 2023, kur edhe Republika e Turqisë do të festojë

Ky kongres i AKP-së tërhoqi vëmendjen e medies për arsye të ndryshme, ndër më kryesoret

është fjalimi i liderit të partisë, i cili ishte shumë më ndryshe nga radhët tjera të fjalimeve të tij,

çoftë në parti apo edhe në pushtet. Erdoğan është politikani më i fuqishëm dhe më popullori që

ka pasur Turqia, ndoshta prej formimit të saj si Republikë. Kryeministri turk Erdoğan edhe vet

krenohet, por me të drejtë ai dhe Turqia si tërësi kanë pasur arritjet më të mëdha ekonomike e

politike, sidomos gjatë këtyre viteve nën drejtimin e garniturës politike të ofruar nga AK partia.

Erdoğan në këtë kongres përveç retorikës emocionale të cilën e përçoi para audiencës, ku tek

simpatizantët e tij u pa si lideri më i merituar për popullin turk, kurse për kundërshtarët si

demagog e ndoshta edhe “diktator” i ardhshëm, ai kërkoi leje nga partia e tij që të kandidoj për

kryetar për mandatin e fundit, në pajtim me statutin e partisë. Vizioni i dhjetë viteve të ardhshme

për Turqinë, i cili ka hiq më pak se gjashtëdhjetë e dy objektiva si dhe rikujtimi për Betejën

e Manzikertit e vitit 1071, ishe ajo e cila e nxori mendimin e paraqitur në mediet botërore se

kryeministri i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan pretendon të bëhet “Sulltan” i

Duhet kujtuar se kjo betejë për shumë turq është ndjellëse dhe shumë domethënëse, nga se

në Betejën e Manzikertit të vitit 1071, perandoria Osmane pati zgjerimin e madh të saj, duke

mposhtur fuqinë udhëheqëse të krishtere të asaj epoke, Perandorinë Bizantine. Kurse me 2071

bëhet një mijë vjet nga kjo betejë, të cilën kryeministri Erdoğan tha se duhet kujtuar edhe atë,

përveç njëqindëvjetorit të Republikës së Turqisë.

Rishqyrtimi i funksionit të ushtrisë dhe policisë turke si dhe ndryshimi i sistemit qeverisës nga ai

presidencial apo gjysmë-presidencial janë preokupimet kryesore të AK partisë së Erdoğanit. Në

aspektin ekonomik Republika e Turqisë është me e stabilizuar se kurrë, në atë diplomatik ajo ka

pasur ngritje duke e shtrirë interesin gjeopolitik të saj, sidomos në ato hapësira të cilat ishin nën

qeverisjen e Perandorisë Osmane në të shkuarën.

Ndër të tjera kryetari i AKP-së Erdoğan në kongres nuk foli për reformat e kërkuara nga

Bashkimi Europian për procesin e integrimit, përkundrazi foli për nevojën e respektimit të të

drejtave të besimtarëve në vendet e BE-së.

Duhet kujtuar këtu që Republika e Turqisë është kandidate për anëtarësim në BE që nga vitit

1987, por që nga ajo kohë ka ngelur vetëm kandidate.

Shikuar këto në një fotografi, jo pa të drejtë krijohet imazhi i një Sulltan Erdoğani, tamam si

në kohët e vjetra të Sulltanëve osmanlinj. Mediet nxorën disa sulltanë të cilëve do të mund tu

ngjante kryeministri turk Erdoğan.

I pari në këtë listë, gjithherë sipas medieve, është krahasimi në mes të Sulltan Selimit të Parë dhe

“Sulltan” Erdoğanit. Sulltan Selimi i Parë para se të fillonte invazionin në Egjipt, Siri dhe pjesën

perëndimore të Persisë, ai i rifreskojë marrëveshjet me forcat Evropiane të kohës për të mos hapë

front të ri në të njëjtën kohë. Hapësirat më të rëndësishme për Sulltan Selimin e Parë ishin Meka

dhe Medina. “Sulltan” Erdoğani emëroi urën e tretë të Stambollit në Bosfor me emrin e Sulltan

Selimit të Parë. Ngjashëm si Sulltan Selimi i Parë edhe “Sulltan” Erdoğani e kuptojë rëndësinë e

marrëdhënieve me SHBA-të NATO-në dhe BE-në, por Lindja e Mesme është fokusi kryesor i tij.

I dyti në këtë listë, gjithherë sipas medieve, është krahasimi në mes të Sulltan Mahmudit të

Dytë dhe “Sulltan” Erdoğanit. Sulltan Mahmudi i Dytë ishte i njohur për përplasjet e tij me

trupat speciale të njohur si jeniçerë, të cilët ndërhynin në politikën e pallatit. Pas shtypjes së

tyre, Mahmudi i Dytë inicoi “Tanzimatin”, reformë kjo e dizajnuar për ta modernizuar dhe properëndimizuar Perandorinë, e cila pati një rënie dhe si përpjekje për të fituar favor me Evropën.

Sikurse ky sulltan edhe “Sulltan” Erdoğani inicio kufizimet e pushtetit të ushtrisë në politikën

turke. Në mandatet paraprake, “Sulltan” Erdoğan bëri përpjekje për reformë në përputhje me

kriteret e nevojshme për të fituar hyrjen në BE.

I treti në këtë listë, gjithherë sipas medieve, është krahasimi në mes të Sulltan Mehmetit të

Dytë dhe “Sulltan” Erdoğanit. Sulltan Mehmeti i Dytë ishte ai që morri Stambollin e sotëm,

dhe e çoi në përmbysje Perandorinë Bizantine. Ky sulltan e koncentroi fuqinë e rindërtimit të

Stambollit si qendër ekonomike e politike të Perandorisë së tij. Ashtu sikurse edhe te Sulltan

Mehmeti i Dytë edhe te “Sulltan” Erdoğani ka zënë vend të veçantë në zemrën e tij, Stambolli. Si

kryebashkiak i qytetit gjatë viteve të ’90, ai përqendroi vëmendjen e tij në trajtimin e çështjeve

të cilat preokuponin Stambollin. Si kryeministër planifikoi të ndërtoj aeroportin e tretë, një urë

shtesë në Bosfor dhe një kanal anijesh në Detin e Zi. Sikurse edhe Sulltan Mehmeti i Dytë edhe

“Sulltan” Erdoğani ka thënë se Stambolli, duhet të jetë urë midis Lindjes dhe Perëndimit.

Së fundi në të listë është Sulltan Abdulhamidi i Dytë. Ai ishte sulltani i cili sundoi mbi

kushtetutën e parë të Perandorisë. Edhe pse me kundërshtar ai sundoi për 30 vite duke e

instaluar me mjeshtri politiken e tij, dhe duke forcuar sundimin e tij absolut. Ndryshe nga

Sulltan Abdulhamidi i Dytë, “Sulltan” Erdoğani është lider i zgjedhur me votën e popullit, duke

respektuar vlerat demokratike, por që tentimi i tij për ndryshimet kushtetuese, me kompetenca të

shtuara për presidentin, me tentim për të ardhë në pozitën e presidentit në zgjedhjet e ardhshme

Duke i parë të gjitha këto shohim se opinioni shoqëror e politik në botë po krijon me të vërtet

përshtypjen se kryeministri Erdoğani pretendon të bëhet një sulltan modern i ish-perandorisë

Osmane të riformatuar para afro 100 vitesh në Republika e Turqisë. Shtrirja gjeostrategjike e

gjeopolitike e ndikimit të sferës së interesit për Republikën e Turqisë është mase normale, sikur

edhe çdo shteti i cili harton synimet e veta.

Kryeministri Recep Tayyip Erdoğan i Republikës së Turqisë me të drejtë në arenën

ndërkombëtare është parë si i vetmi lider i botës islame pa ndikim nga forca të tjera, krejtësisht

i vetëdijshëm për pozitën e tij, dhe gëzon simpati, por edhe i padëshiruar për kundërshtarët e

mendimit të tij. Pavarësisht krahasimeve, Recep Tayyip Erdoğan është lider i një vendi me

ngritjen ekonomike e politike më të madhe në 10 vitet e fundit.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.