Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 28 Tetor 2020

Dy libra të rinjë nga shkrimtari Mexhid Yvejsi

E Enjte 27 Janar 2014 13:24

Dy libra të rinjë nga shkrimtari Mexhid Yvejsi -Faik Miftari

 Kohë më parë, saktësisht në përmbyllje të vitit 2013 si dhe në fillim të

vitit 2014 dolën në dritë dy libra të rinjë të poetit, shkrimtarit, publicistit,

hulumtuesit, përkthyesit dhe studiuesit Mexhid Yvejsit nga Gjakova.

 Shkrimtari Mexhid Yvejsi me krijimtari letrare filloi të merret qysh në

moshën rinore dhe vazhdon tani edhe më me vrull në moshën e tij të pjekur,

të fillimit të pleqërisë së tij. Krijimtaria e tij letrare përfshin një periudhë 50

vjeçare, apo plot gjysmë shekull, gjatë së cilës ka shkruar mbi 1500 punime

të ndryshme të llojeve të ndryshme letrare. Shkruan poezi, prozë, tregime,

shkrime publicistike, hulumtime, studime, monografi, punime shkencore,

studime fetare...

 Lirisht mund të thuhet se shkrimet e tij janë publikuar në të gjitha

trojet shqiptare si dhe në diasporën shqiptare. Përveç krijimtarisë letrare

merret edhe me përkthime, ashtu që nga gjuha angleze ka përkthyer poezi,

libra, shkrime, publicistikë etj. Gjer tani ka shkruar 25 libra të profileve

të ndryshme letrare, nga të cilat i ka botuar 15 libra, e disa prej tyre janë

ribotuar edhe për herë të dytë dhe të tretë. Prej shkrimeve dhe poezive

të shumta, disa janë përkthyer në gjuhë të ndryshme sikurse në gjuhën

angleze, boshnjake, turke, arabe dhe perse.

 Shkurt e shqip, plot gjysmë shekulli me laps në dorë në fillim, pastaj

makinë me shkrim, e tani me llaptop në dorë, Mexhid Yvejsi vetëm shkruan,

shkruan e shkruan ditë e natë, sado pak për të udhëzuar, për të frymëzuar

popullin e vet shqiptar, nga gjiri i të cilit lindi dhe i takon me shpirt, me

vepër, me guxim, me njohuri, me dituri, me krijimtari..

Libri i tij i botuar në përmbyllje të vitit 2013 ka titullin :

” 101 Personalitete (Fetare, atdhetare, kulturore, letrare)” ku janë përfshirë

101 personalitete shqiptare nga të gjitha trojet shqiptare si dhe nga diaspora

shqiptare, të cilët me veprimtarinë e tyre kanë lënë gjurmë të veçantë dhe

me këtë libër autori Mexhid Yvejsi i bën ata të mbeten përherë të shënuar

dhe kurrë të harruar në historinë e popullit shqiptar. Libri fillon me fjalën

hyrëse në të cilin autori përveç tjerash shkruan:”Hulumtimet shkencore

kanë vërtetuar zanafillën e përbashkët të të gjitha qytetërimeve, të cilët gjatë

shekujve janë çapitur në mënyra e trajta nga më të ndryshmet. Ky pohim

mund të qëndrojë në themel të konceptit të ekzistencës së një bashkësi

njerëzore të vetme, ndërsa kapërcimi i kufijve në hapësirë dhe në kohë nga

ana e kombeve dhe e sistemeve ekonomike, çon drejt globalizmit kulturor.

Një sërë zhvillimesh të sotme sjellin argumente në mbështetje të idesë në

themel të procesit të globalizmit qëndron pikërisht kultura”.

Më tutje autori në parathënie të librit jep disa të dhëna tejet interesante për

kulturën, religjionin, Islamin ndër shqiptarët, Islamin në Evropë, Ulematë

shqiptar etj. Pas kësaj vijon përmbajtja e librit, monografia e 101

personaliteteve të shquara shqiptare, për të cilët autori veç e veç përshkruan.

Karakteristika e veçantë e kësaj monografie nga autori është në atë se disa

nga këta personalitete autori i ka njohur për së afërmi, duke pas rast të

bisedojë dhe të kuvendojë me ta, me ç’rast edhe shkrimet që i ka bërë për

disa personalitete, janë të dorës së parë, dhe të shkruara në mënyrë origjinale

nga vet kujtimet dhe bisedat me ta. Këtu edhe qëndron veçoria e këtij libri,

që e bën edhe më interesant për lexuesit shqiptar. Nga 101 personalitete të

përfshirë në libër do të përmend disa personalitete të paraqitura në

monografi nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga diaspora shqiptare me të

cilët ka pas rast autori të takohet, të bisedoj dhe të kuvendojë me ta: hafiz

Ymer Guta, myderiz Hasan Dashi, myderiz Sali Myftia, imam Beqir

Maloku, baba Qazim Bakalli, agronom Ago Agaj, myderiz Tahir Thaçi,

hafiz Bajram Agani, baba Rexhep Beqiri, hafiz Tahir Kolgjini, hafiz Fahri

Ilijazi, inxhiner Xhafer Deva, myderriz Hasan Nahi, dr.Rexhep Krasniqi,

hafiz Selim Yvejsi, mulla Sadri Prestreshi, imam Isa Hoxha, haxhi Hasan

Vuçitërna, imam Vehbi Ismaili, hafiz Safet Basha, mulla Sherif Ahmeti,

hafiz Sabri Koqi, dr. Faik Luli, mr. Hamdi Thaçi, inxh. Idriz Vuçitërna, mr.

Hajdar Salihu, prof.Jashar Salihu, mulla Jakup Hasipi, sheh Zejnel Abidini.

Personalitet tjerë të cilët janë të përfshirë në këtë monografi, do të veçoja

disa sosh si p.sh.: Muhamed Kyqyku, Hasan Tahsini, Ymer Prizreni, Haxhi

Zeka, Naim Frashëri, Sami Frashëri, Rexhep Voka, Ali Riza Ulqinaku,

Rrystem Shporta, Vehbi Dibra, Ymer Lutfi Paqarizi, Musa Shehu, Mehmet

Akif Ersoj, Hafiz Ali Korça, Hoxha Kadri Prishtina, Hafiz Ibrahim

Fehmiu,Mulla Idriz Gjilani, Dr. Hasan Kaleshi, etj.

Libri i dytë i tij i botuar në fillim të vitit 2014 është me titull:

” Rrënjët Tona (Monografi) (një familje me pesë mbiemra)”, ku autori

Mexhid Yvejsi paraqet një monografi të shkurtët të familjes së tij. Një

karakteristikë e veçantë që e bën librin interesant për lexuesit, është se si

një familje e njëjtë nga trungu, veçohet me pesë mbiemra të ndryshme që

kanë momentalisht, e i përkasin të së njëjtës familje. Në fjalën hyrëse të

tij Mexhid Yvejsi shkruan përveç tjerash: ” Monografia në të shumtën e

rasteve është një ese shkencore, përshkrim i gjatë i shkruar në formën e një

libri apo ditari. Ajo është një përkufizim i një dokumenti të vetëm që formon

një tekst të plot në vetvete. Askush nuk ka të drejtë të krenohet me pamjen

e vet, sepse nuk e ka krijuar atë. Askush nuk ka të drejtë të krenohet me

prejardhjen e vet, sepse nuk e ka zgjedhur atë. Për librin kanë thënë se është

i vetmi kopsht që mbillet për të tjerët...”.

Në parathënie autori Mexhid Yvejsi jep disa shënime tejet interesante

për historinë e mbiemrave, mbiemrat tek shqiptarët, mbiemrat në Gjakovë,

përkufizime për familjen dhe përkufizimin e saj sipas sociologëve,

antropologëve, familjen në Islam, kuptimin e pesë mbiemrave të një familje,

për trungun e familjes së tij me pesë mbiemra, familja Efendia,Murtezai,

Ilijasi, Thaçi dhe Yvejsi. Përmbajtja e librit përshin personalitetet dhe

portretet e familjes me pesë mbiemra, nga të cilat do të veçoja në këtë

shkrim disa sosh si p.sh.: hafiz Yvejs Efendia, hafiz Ismail Efendija, hafiz

Iljaz Efendija, dr. Talat Efendia, dr. Ekrem Myrtezai, hafiz Fahri Iljazi, dr.

Ali Iljazi, myderriz Tahir Thaçi, mr. Hamdi Thaçi, hafiz Selim Yvejsi dhe

vet autorin Mexhid Yvejsi. Nga një familje me pesë mbiemra do të theksoja

edhe personalitete të cilët kanë lënë gjurmë në krijimtari të llojeve të

ndryshme, që janë:dr. Talat Efendija, Masar Myrtezai, dr. Ekrem Myrtezai,

dr. Ali Iljazi, mr. Hamdi Thaçi dhe Mexhid Yvejsi.

15 librat e botuara gjer tani të shkrimtarit Mexhid Yvejsi janë:

1. “Prej errësirës në dritë”, Shkup, 1997,

2. “Në shërbim të Zotit, të popullit” Gjakovë, 1998,

3. “Lavdi Zotit, Kosova do të jetojë”, Prizren, 1999,

4. “Pse nuk duhet të kremtohet 2000 vjetori”, Gjakovë, 2000,

5. “Ilaçi i lumturisë”, Gjakovë, 2000,

6. “Për Fe e Atdhe”, Gjakovë, 2001,

7. “Kështjellat e gjakut tonë”, Gjakovë, 2002,

8. “Ylematë e Gjakovës, Mburoja e Kosovës”, Gjakovë, 2003,

9. “Rrëfime të vërteta”, Prishtinë, 2004

10. “99 emrat e bukur të Allahut”, Gjakovë, 2010,

11.“Prejardhja e festave”, Gjakovë, 2011,

12.“Në dritë të njohjes”, Gjakovë, 2012,

13.“Hafizët e Gjakovës, krenaria e Kosovës”, Gjakovë, 2013,

14.“101 personalitete” Prishtinë, 2013,

15.“Rrënjët tona”, Gjakovë, 2014.

Dhashtë Zoti që shkrimtari Mexhid Yvejsi të ketë shëndet dhe jetë, dhe të

vazhdojë me shkrimin dhe botimin e librave të tjerë, së paku një në vit!

 22.01. 2014 Faik MIFTARI

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.