Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 26 Tetor 2020

Ezani si burim i zhurmës së mjedisit-Faik Miftari

E Enjte 05 Shkurt 2014 15:53

Ezani si burim i zhurmës së mjedisit-Faik Miftari

Ditë më parë, në Kuvendin e Kosovës, pas leximit të parë kaloi në

parim Projektligji për mbrojtjen nga zhurma, me ç’rast bëri jehonë të madhe

në opinion publik të Kosovës me zëra për dhe kundër miratimit të tij. Në ueb

portalin e Kuvendit të Kosovës e lexova Projektligjin për mbrojtjen nga

zhurma, me ç’rast vërejtja disa lëshime të pakuptimta, të cilët do të

përshkruajë më tutje në këtë shkrim.

Lëshimi i parë që e vërejta, ishte në nenin 1, alinea 1, të Projektligjit

në fjalë, ku shkruan: “Ky Ligj është në përputhshmëri me Direktivën nr.

2002/49/EC të Parlamentit Evropian për Zhurmën në Mjedis”. Së pari të

sqarojë se çfarë do të thotë Direktiva e Parlamentit Evropian? Sikurse

rregulloret ( të cilët janë faktikisht ligjet e Bashkimit Evropian, që kanë

efekt të përgjithshëm juridik dhe janë si të tilla janë obligative në mënyrë të

drejtpërdrejtë për të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian), ashtu edhe

direktivat, janë akte juridike të cilët i detyrojnë shtetet anëtare të Bashkimit

Evropian lidhur me objektivat që i drejtohen çështjeve të caktuara. Efektet

juridike të përcaktuara me direktivë nuk vlejnë automatikisht në vend të

normave nacionale, nuk kanë efekt të drejtpërdrejtë sikurse rregulloret,

porse shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë të obliguara që direktivat t’i

zbatojnë në norma nacionale që duhet të jenë në harmoni të plotë me

direktivat të së drejtës evropiane si e drejtë pozitive e Bashkimit Evropian.

Më tutje në nenin 2, alineja 1 shkruan:” përcaktimi i ekspozimit ndaj

zhurmës në mjedis përmes përgatitjes së hartave të zhurmës me metodat e

vlerësimit të cilat janë të përbashkëta për shtetet anëtare të BE-së”. Edhe në

këtë nen të Projektligjit mbi mbrojtjen nga zhurma, mund të shihet se kemi

të bëjmë në rradhë të parë për shtetet anëtare aktuale të Bashkimit Evropian.

Po të ishim në vitin 2030, kur Kosova do të jetë në fazën e bisedimeve për

anëtarësim në Bashkimin Evropian, për të cilën duhet të plotësojë të tri

kritere të Kopenhagës, kriterin politik, ekonomik dhe acquis communa-
utaire (juridik), me ç’rast nënkuptohet plotësimi i 35 kapitujve të

fushëlëmive të ndryshme, me 850.000 faqe akte juridike që duhet të

harmonizohen në mënyrë që shteti kandidat të plotësoj vetëm kriterin

juridik, do të ishte në rregull. Po tani të thirresh në Direktivën Evropiane e

cila aspak nuk e obligon Kosovën, por vetëm shtetet anëtare të Bashkimit

Evropian i përngjet fjalës së urtë popullore: ”peshku në det e fërterja” në

zjarr”, duke marr parasysh se Kosova për momentin duhet së paku të pres

edhe 3-4 vite për liberalizim të vizave, gjersa do të plotëson të gjitha kriteret

e parapara për liberalizimin e vizave, e për Kosovën edhe disa kritere shtesë

duke marr parasysh qëndrueshmërinë dhe efektshmërinë e dobët të Kosovës

në shumë fusha, e për të fituar statusin e vendit kandidat për anëtarë të

Bashkimit Evropian, për të filluar negociatat për anëtarësim në Bashkimin

Evropian, jemi shumë larg dhe se vetëm mund t’i qesim hi syve, pasi që pa u

pranuar pavarësia e Kosovës nga peshë shtetet e Bashkimit Evropian

( Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qiproja) Kosova jo që nuk ka

gjasa reale por as gjasa teorike për të filluar bisedimet për anëtarësim në

Bashkimin Evropian si vend kandidat.

Por më i pakuptimtë dhe shumë i dëmshëm është neni 4 alinea 2, të

cilin a ka hartuar sponzoruesi i Projektligjit mbi mbrojtjen nga zhurma,

ministri Dardan Gashi, i cili ezanin (kambanat) në mënyrë tërthore e paraqet

si burime të zhurmës së mjedisit, që është për çdo akuzë dhe një veprim i

pamatur dhe pa vend i cili mund të prodhojë vetëm destabilizim të

panevojshëm në shoqërinë kosovare. Ta përshkruash ezanin (kambanën) si

burim i zhurmës është me të vërtetë një gjest i pakuptimtë, po qoftë edhe

nga ministri Dardan Gashi e tepërt është.

Neni 4, alinea 2 e Projektligjit në fjalë thotë:” Burime të zhurmës në

mjedis konsiderohen trafiku rrugor, hekurudhor dhe ajror, duke përfshirë

pajisjet për transport dhe infrastrukturë, pajisjet industriale, makineria

e punës dhe e ndërtimit, pajisjet akustike të objekteve fetare si dhe

pajisje të tjera të cilat përdoren në hapësira të jashtme”. Edhe pse nuk

përmendet emri i ezanit apo kambanës drejtpërsëdrejti , kjo vetvetiu me

termin e përdorur ”pajisjet akustike të objekteve fetare” asociocon pikërisht

tërthorazi, pasi që objektet fetare (xhamiat dhe kishat) i përdorin pajisjet

akustike për ezanin dhe kambanat.

Këtë nuk mund të kuptoj, apo edhe nuk kam të qartë, se si dy

deputetët e Partisë së Drejtësisë në parlament kanë reaguar dhe votuar

kundër Projektligjit në fjalë, sikurse edhe deputetë tjerë të parive tjera,

ndërsa kryetari PD-së, ministri i shëndetësisë dr. Ferid Agani, në mbledhjen

e qeverisë, kur e ka propozuar dhe elaboruar kolegu i tij ministri Dardan

Gashi Projektligjin në fjalë, dr. Ferid Agani të mos e kundërshtojë e të

mos reagojë, bile duke kërkuar që termin ”pajisjet akustike të objekteve

fetare” të largohet nga neni 4, alineja 2, ndoshta nuk ka qenë prezent në

mbledhje, por nuk mund të besoj që dr. Ferid Agani të mos e kishte lexuar

Projektligjin në fjalë, dhe në parim të votojë apo ta përkrah Projektligjin në

fjalë si i tillë që është sponsoruar nga ministri Dardan Gashit dhe pas marrjes

së vizës nga qeveria e Kosovës, është përcjell në Parlament për miratim.

Njashtu jam habit edhe me fjalët e kryeparlamentarit Jakup Krasniqit i

cili gjatë diskutimit në parlament pat deklaruar:” \"Ky ligj nuk është kundër

askujt, nëse ezani thirret pa mjete zmadhuese”. Jakup Krasniqi do që të

kthehemi në shekullin XVIII kur është thirr ezani pa mjete zmadhuese, apo

ndoshta nuk do të dëgjojë fare ezanin e drekës apo të ikindisë nga xhamia

e Çarshisë që e ka përball Kuvendit, gjersa është duke udhëhequr seancat

e Parlamentit, dhe nuk është çudi që një ditë gjatë kryesimit të seancës të

kërkojë nga myslimanët e Kosovës që edhe në Qabe për haxh të udhëtojnë

me kuaj, pasi që është rrezik me udhëtu me aeroplan, se mund të ndodh të

bie aeroplani, pasi që herë pas here ndodhin fatkeqësitë ajrore. Çudi se jo

Edhe pse me të madhe trumbetohet se Kosova është shtet laik

dhe se feja duhet të jetë e ndarë nga shteti dhe të mos përzihet në punët e

shtetit, kjo është vetëm njëra anë e medaljes së laicitetit, e ana tjetër e

medaljes së laicitetit së cilës duhet t’i përmbahet shteti laik i Kosovës, është

që edhe ai të mos përzihet në punët e fesë, dhe nuk i takon asaj, që do të

përcaktojë dhe të përzihet në zgjedhjet e brendshme të Bashkësisë Islame të

Kosovës, se a duhet apo jo të zgjidhet myfti të Kosovës, Naim Tërnava apo

Rexheb Boja apo Xhabir Hamiti, që të kontrollojë mjetet financiare të

buxhetit të Bashkësisë Islame, edhe pse nuk e financon, të jep leje apo mos

të jep leje për nevojat e ndërtimit të xhamive anekënd të Kosovës, të

diskriminojë femrat me shami që mos të munden të shkollohen apo të

punojnë në shërbime publik, të mos lejojnë Edukatën fetare në shkolla, të

udhëzojnë dhe të japin “fetva” Bashkësisë Islame se cilin Islam duhet të

praktikojnë, tradicional, liberal, modern, bashkëkohor, duke mos njohur fare

doktrinat juridike islame , dhe që në Kosovë denbabaden është duke u

zbatuar doktrina juridike hanefite islame. Tani për aktualitetin, do të

përzihet edhe në ezanin e xhamisë, e të nesërmen një Zot e di se çfarë do të

jetë në rradhë, për Bashkësinë Islame në veçanti dhe myslimanët e Kosovës

në përgjithësi. Edhe në këtë aspekt Kosova është “sui generis i llojit të vet”

edhe pse me 95% të përkatësisë së deklaruar myslimane sipas regjistrimit të

fundit të popullsisë në Kosovë.

Në përmbyllje të këtij vështrimi, do të ceki, se po të ishte Kosova

në prag të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, dhe se kushti i fundit për

anëtarësim në Bashkimin Evropian do të ishte harmonizimi i zërit dhe i

kambanës konform Direktivës nr.2002/49/EC të Parlamentit Evropian për

Zhurmën në Mjedis, me siguri me gjithë dëshirë dhe pa kurrfarë imponimi

dhe vetëm me një bashkëbisedim me Bashkësinë Islame të Kosovës, Kishën

Ortodokse dhe Kishën Katolike do të rregullohej kjo çështje teknike e

ndonjë xhamie apo kishe eventuale në Kosovë e cila i ka mjetet e zmadhimit

të zërit mbi nivelin e përcaktuar të standardeve evropiane, dhe me plot

vullnet Kosova do të kishte përmbushur këtë kusht, e gjer atëherë lus Zotin

Fuqiplotë të kemi jetë e shëndet e të arrijmë atë çast historik.

 03.02.2014 Faik MIFTARI
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.