Mahir Yağcılar: Zhvilluam takimet e para me PDK-në dhe Koalicionin 'opozitar'
E Mërkurë 11 Qershor 2014 12:04
Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Mahir Yagcilar në një intervistë për Kosovahaberin ka bërë të ditur se tashmë janë zhvilluar takimet e para me PDK-në dhe Koalicionin 'opozitar' për të diskutuar mundësitë për formimin e qeverisë. Yagcilar ka theksuar se në plan të parë janë interesat e komunitetit turk dhe se ato mund të mbrohen me një pozitë ministrore dhe të zëvendësministrave.
Kosovahaber: LDK, AAK dhe Nisma kanë nënshkruar koalicion për formimin e qeverisë. Ka komente të ndryshme. Cili është qëndrimi juaj?
Mahir Yağcılar: Pa certifikimin e rezultateve nuk mund të flas shumë. Pasi presidentja të mandatoj njërën parti për krijimin e qeverisë kjo çështje mund të jetë më e qartë. Natyrisht në demokracitë mund të ndodh edhe kjo, megjithëse këtë e shoh pak si të ngutshme. Duhet të presim rezultatet zyrtare dhe nuk ka nevojë për kaq nxitim. Qeveria e re që duhet të krijohet duhet të jetë stabile, që ta çoj Kosovën përpara. Republika e Kosovës duhet të ec me hapa më të shpejtë drejt integrimit në BE.
Kosovahaber: Sipas rezultateve preliminare KDTP do të përfaqësohet me 2 deputetë në Kuvendin e Kosoës. Duke qenë se bëhet fjalë për një parti komunitare ekziston domosdoshmëria për të qenë pjesë e koalicionit. Rezultatet ende nuk janë certifikuar, por a keni pas ofertë nga cilado parti për koalicion?
Mahir Yağcılar: Janë zhvilluar disa takime, kemi zhvilluar takimet e para si me PDK-në ashtu edhe me Koalicionin 'opozitar'. Ashtu si e kemi cekur edhe para zgjedhjeve qëllimi ynë është që të jemi pjesë e qeverisë, dhe arsyeja për këtë është se duam t'i mbrojmë interesat e komunitetit turk të Kosovës dhe të përkrahim popullatën tonë. Krijimi i pushtetit të shumicës është në duart e partive të mëdha dhe në kërkojmë që të jemi pjesë e pushtetit duke përdorur të drejtat tona kushtetuese dhe fuqinë politike që kemi. Pasi të qartësohet konjuktura e parlamentit atëherë mund të flasim më konkretisht për këtë çështje.
Kosovahaber: Sa i përket koalicionit, si KDTP a keni ndonjë preferencë apo vija të kuqe?
Mahir Yağcılar: Siç e thashë ne dëshirojmë që të jemi pjesë e qeverisë. Interesat e komunitetit turk të Kosovës dhe të votuesve tanë përcaktojnë edhe preferncat dhe vijat tona të kuqe. Çështjet më të rëndësishme për ne janë zhvillimi i Kosovës, të drejtat e pjesëtarëve të komunitetit turk dhe marrëdhëniet Kosovë- Turqi.
Kosovahaber: Për të qenë pjesë e koalicionit cilat janë kërkesat tuaja minimale?
Mahir Yağcılar: Mbrojtja e interesave të komunitetit turk të Kosovës. Mendojmë se këto mund t'i realizojmë duke u përfaqësuar në qeveri me një post ministror dhe të zëvendësministrave. Natyrisht edhe pjesëmarrja në institucionet shtetërore dhe përfaqësitë diplomatike, punësim, pastaj krijimi i qendrave kulturore, botimi i të gjitha librave shkollorë, të drejtat gjuhësore dhe sigurimi i vlerave fetare tona tradicionale.
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.