Ministria turke e Arsimit ndihmon Mamushën
E Mërkurë 18 Prill 2012 12:22
Ministria turke e Arsimit ka ndihmuar shkollën fillore "Anadolli" në Mamushë me mjete e pajisje për zhvillimin e procesit mësimor.
Nga Turqia në Mamushë janë dërguar pajisje për laboratorët e fizikës, kimisë e teknologjisë, sikurse edhe 35 kompjuterë, 30 projektorë, pastaj karriga, banka, etj. Ndihma në vlerë prej 50 mijë eurosh i është dorëzuar drejtorisë së Arsimit në Mamushë dhe drejtorit të shkollës.
Me këtë ndihmë janë krijuar kushte të duhura për zhvillimin e mësimit në shkollën ku vijojnë mësimet në gjuhën turke dhe shqipe rreth 950 nxënës.
Kryetari i komunës së Mamushës, Arif Butuc ka falenderuar ministrinë turke të Arsimit duke theksuar se edukimi i gjeneratave të reja do të mundësoj zhvillimin e hovshëm të Mamushës.
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.