Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 21 Prill 2021

UPZ nënshkruan marrëveshje me Universitetin e Tiranës

E Premte 27 Prill 2012 12:05

Universiteti Publik i Prizrenit dhe Universiteti Shtetëror i Tiranës kanë nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi, i cili parasheh këmbimin e përvojave, në funksion të përmbushjes së vizioneve arsimore dhe shkencore të të dyja universiteteve.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja, i cili ishte prezent në ceremoninë e nënshkrimit, e vlerësoi të veçantë këtë marrëveshje, duke rikuajtuar kohët kur një bashkëpunim i kësaj natyre ishte i parealizueshëm.

"Një marrëveshje e tillë është më shumë se shumë. Ky nënshkrim është tejet i veçantë, për faktin se para pak më shumë se një dekade nuk kemi guxuar as të imagjinojmë ngjarje të tilla", theksoi ministri Buja.

Duke uruar që edhe në të ardhmen, Kosova dhe Shqipëria të kenë bashkëpunime të ngjashme, ministri Buja vlerësoi lartë avancimin e UPz-së dhe punën që është duke u bërë në përgatitjen e kuadrove të reja.

Rektori i Universitetit të Prizrenit, z.Mazllum Baraliu, aktin e nënshkrimit të këtij memorandumi e cilësoi si mundësi të re në avancimin e bashkëpunimit, kordinimit të planeve dhe programeve mësimore dhe aktiviteteve të tjera të ngjashme.

Ndërsa, rektori i Universitetit të Tiranës, z.Dhomi Kule, pasi vlerësoi lartë marrëveshjen e nënshkruar në mes të dy institucioneve të arsimit të lartë, Kosovë- Shqipëri, tha se vendimi për themelimin e Universitetit të Prizrenit është zgjedhja më e mirë të cilën e ka bërë Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Rektori Kule po ashtu foli edhe për miratimin e Abetares së parë komëbtare, ndërkaq falënderoi ministrin Buja për kontributin e jashtëzakonshëm në jetësimin e këtij projekti të Ministrisë së Arsimit të Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.