Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Marte, 11 Maj 2021

Përurohet kopshti i rregulluar i shkollës fillore “Mustafa Bakiu”

E Marte 02 Mars 2010 19:21Me një ceremoni festive të martën është përuruar kopshti i rregulluar i shkollës fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren. Në përurimin e kopshtit dhe hapësirave të rregulluara me mbështetjen e MMPH-së, kanë qenë të pranishëm ministri Mahir Jagcilar, deputetët Mufera Shinik dhe Enis Kervan, zv. Ministri i MPBZHR-së, Fikrim Damka, Kryetari i komunës Ramadan Muja, kryesuesi i KK-së Nijazi Kryeziu, e mësimdhënësit. Mysafirët janë pritur nga nxënësit e mësimdhënësit, ndërkohë që drejtori i shkollës Skender Susuri ka falënderuar MMPH-në dhe institucionet tjera që kanë mundësuar këtë investim në kopshtin dhe hapësirat e shkollës. Kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja ka vënë në pah rëndësinë e arsimit dhe ka premtuar angazhim të mëtutjeshëm në përmirësimin e kushteve, vecanërisht me sjelljen e ekspertëve të cilët do të mbledhnin informata për nevojat e mësonjëtoreve. Ndërsa ministri i MMPH-së, Mahir Jagcilar ka bërë të ditur se edukimi nuk merret vetëm brenda klasave të mësimit por edhe jashtë shkollës dhe në këtë pikëpamje ka premtuar veprim të mëtutjeshëm të ministrisë.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.