Kolegët nuk e harrojnë Salih Lika'n
29 Prill 2012 13:42
Shoqata e mësimdhënësve turq të Kosovës ka organizuar një tubim përkujtimor për veteranin e ndjerë të arsimit, Salih Lika, i cili ndërroi jetë pak javë më parë.
Në tubimin përkujtimor të mbajtur në Shtëpinë Turke të Kosovës kanë marrë pjesë punëtorë arsimorë, politikanë, aktivistë dhe familjarët.
Kryetari i shoqatës së mësimdhënësve turq të Kosovës, Ferhat Dervis ka pohuar se Lika ka dhënë kontribut të madh për arsimin në gjuhën turke në Kosovë.
Ndërsa kolegu i tij shumëvjeçar,Prof. Dr. Nimetullah Hafız ka theksuar se Lika ka qenë autori i abetares së parë turke në Kosovën e pavarur dhe se ka shkruar shumë libra për nxënësit e shkollës fillore.
Edhe deputetët, Fikrim Damka dhe Müferra Şinik kanë vënë në pah rolin e rëndësishëm të Lika-së në edukimin e brezave të rinj në gjuhën turke.
'
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.