Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 21 Prill 2021

MASHT-i dhe DKA të përgatitura për Provimin e maturës

E Enjte 03 Maj 2012 09:55

Drejtuesit e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në takimin me Drejtoritë komunale të arsimit, kanë theksuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për provimin e maturës shtetërore.

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Nehat Mustafa duke folur rreth përgatitjeve theksoi se tashmë janë publikuar edhe broshurat me informacionet bazë mbi maturën, për të gjithë maturantët e Republikës së Kosovës.

Ai ka lutur Drejtoritë komunale të arsimit, që t’i obligojnë shkollat për të mbajtur nga një test provues me maturantët nga provimet e viteve të kaluara, në mënyrë që ata të informohen më shumë rreth mbushjes së fletëpërgjigjeve dhe të bëhet një lloj njohje e maturantëve me testin e maturës.

Ndërsa, drejtori i departamentit për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar, Agim Bërdyna , i cili ka folur rreth planit dinamik dhe teksteve shkollore, ka kërkuar nga DKA-të që të përcjellin shkallën e dëmtimit të teksteve nga nxënësit e nivelit fillor të arsimit, si dhe të sillen me kohë shënimet e nevojshme për pajisje me tekste shkollore nga shkollat private.

Mustafa ka folur rreth përzgjedhjes së Abetares së përbashkët “Shqipëri- Kosovë”, manifestimi i së cilës do të mbahet më 8 maj në Prizren, për shkak të rëndësisë që ka ky qytet gjatë gjithë historisë dhe si një vend që lidh dy kryeqytetet, ku të dy ministrat e Arsimit, Ramë Buja dhe Myqerem Tafaj do të bëjnë publike Abetaren e përzgjedhur. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.