Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 21 Prill 2021

Studentët informohen gjërësisht mbi kushtet e studimeve në Turqi

E Enjte 03 Maj 2012 22:15

Ekspertët e arsimit të lartë nga Presidenca e diasporës turke dhe të komuniteteve mike kanë mbajtur një takim njoftues me kandidatët nga Prishtina që dëshirojnë të studiojnë në Turqi në lokalet e qendrës kulturore turke Yunus Emre.

Në takim kanë qenë të pranishëm nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit derisa prezantimi i të dhënave mbi studimet në Turqi është bërë nga eksperti turk Adem Günaydın, i cili ka shpjeguar edhe ndryshimet që janë bërë në sistemin e deritanishëm të bursave.

"Për studentët nga Ballkani që dëshirojnë të studiojnë në Turqi janë krijuar disa programe bursash", ka thënë Gunaydin, duke dhënë edhe hollësi mbi këto programe.

Sipas tij edhe sistemi i aplikimit ka risi, ngase deri tani studentët kanë aplikuar në ambasadë, derisa prej këtij viti këtë mund ta bëjnë edhe në saje të internetit, ndërkohë që nuk do të ketë as provim pranues.

Gunaydin ka theksuar se qëllimi është që të gjithë studentët pas shkollimit të lartë në Turqi të kthehen në vendet e tyre dhe të jenë të dobishëm për shtetin dhe shoqërinë.

Takimet e ngjashme do të mbahen edhe në Prizren, Mamushë dhe Gjilan. 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.