Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 21 Prill 2021

Studentët informohen mbi risitë e studimeve në Turqi

E Premte 04 Maj 2012 15:37

Ekspertët e arsimit të lartë nga Presidenca e diasporës turke dhe të komuniteteve mike kanë mbajtur një takim njoftues me kandidatët nga Prizreni që dëshirojnë të studiojnë në Turqi, në lokalet e qendrës kulturore turke Yunus Emre.

Në takim kanë qenë të pranishëm nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit derisa prezantimi i të dhënave mbi studimet në Turqi është bërë nga ekspertët: Mustafa Yakupoğlu, Adem Günaydın dhe Caner Süleyman, të cilët ka shpjeguar edhe ndryshimet që janë bërë në sistemin e deritanishëm të bursave.

Mustafa Yakupoğlu ka paraqitur hollësitë në lidhje me studimet post-diplomike sikurse edhe kriteret për bursa. Ai ka theksuar se qëllimi është që të gjithë studentët pas shkollimit të lartë në Turqi të kthehen në vendet e tyre dhe të jenë të dobishëm për shtetin dhe shoqërinë dhe se për këtë do të nënshkruhen edhe kontrata me studentët.

Pas paraqitjes së të dhënave nga ekspertët e arsimit të lartë nga Presidenca e diasporës turke dhe të komuniteteve mike, studentët, mësimdhënësit dhe prindërit kanë pas rastin që të shtrojnë pyetje.

 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.