Festa e Leximit kaplon të gjithë
E Shtunë 05 Maj 2012 20:58Në organizim të shoqatës së mësimdhënësve turq të Kosovës dhe degës së KDTP-së në Prizren është mbajtur për të katërtën herë Festa e Leximit në Prizren. Programi i përgatitur nga nxënësit e klasave të para është përcjellë me interesim nga prindërit dhe mësuesit.
Festa e Leximit është shënuar në mënyrë të hareshme me program të pasur artistik. Kreu i shoqatës së mësimdhënësve turq të Kosovës, Ferhat Asikferki ka pohuar se mundi i mësuesve dallohet sot, kur nxënësit e klasave të para tashmë kanë mësuar shkrim-leximin.
Ndërsa kryetari i degës së KDTP-së, Levent Bush ka theksuar se edukimi është çelësi i zhvillimit të komunitetit turk dhe se këtë më së miri e ka përshkruar lideri i kombit turk, Ataturku. Ai ka theksuar se KDTP-ja i ka kushtuar rëndësi edukimit në gjuhën turke në saje të cilës ëshët ruajtur identiteti i komunitetit turk në Koosvë.
Ambasadorja turke, Songul Ozan ka përkujtuar se fillimi i leximit është njëra prej etapave kryesore në jetën e njeriut dhe ka uruar të vegjlit që janë njohur me botën e shkronjave.
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.