Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 21 Prill 2021

Paralajmërojnë protestë

E Hënë 14 Maj 2012 10:19

Drejtues të organizatës “Paqja studentore” kanë akuzuar rektorin e Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova, se po vazhdon me shkeljet ligjore, duke thënë se me shtyrjen e zgjedhjeve studentore duke tentuar t’ia zgjasë mandatin vetës. Studentët kërkojnë që zgjedhjet të mbahen në bazë të afatit të paraparë, në të kundërtën ata do të organizojnë protestë, ku do të bllokohen të gjitha veprimet e rektoratit.

Kryetari i organizatës ”Paqja studentore”, Ekrem Zajmi , gjatë një konference për media sot, ka thënë se shtyrja e zgjedhjeve studentore nga ana e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës ka ndodhur me kërkesën individuale të kryetarit të Parlamentit Studentor, i cili pa i pyetur organizatat studentore ka bërë një kërkesë për shtyrjen e këtyre zgjedhjeve.

Sipas tij, janë tetë organizata kundër shtyrjes së zgjedhjeve studentore dhe pas një pritje kanë ardhur në përfundim që duhet të protestojnë të mërkurën, duke filluar nga ora 12:00.

“Paralajmërojmë dhe i bëjmë thirrje rektorit të Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova, se nëse është duke testuar durimin tonë, atëherë durimi i ynë do të jetë deri në mesin e javës së ardhshme, kur do të presim për këto procedura dhe në qoftë se nuk do të merret vendim dhe nuk mblidhet KQZ-ja për të shpallë zgjedhjet studentore brenda këtij muaji, atëherë do të obligohemi që të organizojmë protesta me anë të cilave do të bllokojmë çdo veprimtari të rektoratit të Universitetit të Prishtinës, derisa të organizohet dhe të bëjnë shpalljen e zgjedhjeve”, ka thënë Zajmi, transmeton Kosovapress.

Sipas tij, gjatë bisedave që kanë pasur me zyrtarë nga Ministria e Arsimit kanë thënë se të gjitha procedurat, të cilat kanë ngecur deri më tash, janë si rezultat i mos veprimit të rektorit Rugova.

“Ne jemi të vetëdijshëm dhe e kemi të qartë, se rektori i Universitetit të Prishtinës pas shkeljes së parë, të cilën e ka bërë ndaj statutit të Universitetit të Prishtinës, si veprim jashtë mandatit dhe suazave ligjore me anë të kësaj ne mendojmë që është duke kërkuar që të bëhet një shkelje tjetër, e cila është një shkelje e dyfishtë, duke tentuar që t’ia zgjasë mandatit vetës, ngase me shtyrjen e zgjedhjeve të studentëve do të nënkupton edhe shtyrjen e mandatit të rektoratit ose rektorit”, ka thënë Zajmi.

Sipas tij, nëse kërkesa e tyre për mbajtjen e zgjedhjeve nuk pranohet nga drejtues të rektoratit, ata do të qëndrojnë edhe 24 orë përpara rektoratit dhe ekziston mundësia që protesta të kthehet kundër mandatit të rektorit Rugova. /Telegrafi/


 
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.