Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 04 Korrik 2020

Buja emëroi anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së

E Hënë 23 Korrik 2012 14:16

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka emëruar 4 anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës në përbërje; Elife Podvorica, muzikologe, Arben Fetoshi, drejtor i Radio Kosovës, Muharrem Nitaj, gazetar dhe Nezir Çoçaj, drejtor i Institutit Pedagogjik të Kosovës.

Në njoftimin e MASHT-it thuhet se vendimi është marrë në mbështetje të nenin 145 pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke marrë parasysh nenet 4, 21, 22 të ligjit nr 03/l189 për administratën shtetërore të Republikës së Kosovës.

Me këtë vendim është kompletuar përbërja e plotë e Këshillit Drejtues të UP-së, i cili sipas Ligjit të Arsimit të Lartë ka 9 anëtarë ( 5 të zgjedhur nga Senati i UP-së dhe 4 nga ministri i Arsimit). /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.