Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 04 Korrik 2020

Univeristeti i Anadollit me 10 degë në Kosovë

E Shtunë 04 Gusht 2012 13:37

Delegacioni i Universitetit të Anadollit gjatë qëndrimit në Kosovë, pas Prishtinës ka vizituar Prizrenin, ku në Qendrën Kulturore Yunus Emre është takuar me prizrenasit.  

Koordinatori për programet perëndimore të UA-së, Dr. Atilla Doğan, ka shpalosur të dhënat mbi funksionimin e universitetit, programet mësimore dhe projektet tjera, duke theksuar se bëhet fjalë për njërin prej univeristeteve më të sukseshme në Turqi dhe botë.

"UA në Turqi është në vendin e parë, ndërsa në botë në vendin e tretë. Në UA janë të regjistruar afër 1 milionë e 300 mijë studentë", ka thënë Atilla Doğan, dhe ka sqaruar përparësitë e studimit në këtë institucion.

Ai ka theksuar se në Prizren do të hapet një zyre ndërlidhëse dhe ka paralajmëruar edhe lehtësi tjera për studentët nga Ballkani. 

Dogan po ashtu ka theksuar se do të hapen 10 programe në Kosovë ku 4 prej tyre do të jenë 2 vjeçar dhe 6 të tjerë katërvjeçar.

Ai ka falenderuar ambasadoren Songul Ozan për mbështetje dhe ka kërkuar përkrahje edhe nga MASHT-i.

"Kemi ardhur këtu për të ngritur nivelin arsimor të Kosovës", ka thënë Doğan, duke theksuar se në Kosovë krahas arsimit do të ketë aktivitete kulturore, artistike, etj. 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.