Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Marte, 07 Korrik 2020

Hapet ekspozita 'Shkencëtarët Mysliman'

E Hënë 24 Shtator 2012 13:46

Nxënësit turq të gjimnazit Gjon Buzuku në Prizren në xhaminë e Bajraklisë kanë hapur ekspozitën 'Shkencëtarët Mysliman'. Ekspozita do të jetë e hapur një javë.
 
Ekspozita e organizuar me mbështetjen e shoqatës së të diplomuarve në Turqi, TUMED dhe Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren, ka zgjuar interesim të madh. Vizitorët e ekspozitës kanë pas rastin që të shohin nga afër edhe bibliotekën në kuadër të kësaj xhamie.

Të pranishmit i ka përshëndetur kreu i KBI-së në Prizren, Lutfi Ballëku, i cili është shprehur i kënaqur me interesimin e treguar dhe ka shprehur bindjen se bashkëpunimi do të vazhdoj edhe në të ardhmen për realizimin e projekteve të tilla.

Ndërsa udhëheqësi i TUMED-it, Cengiz Cesko ka theksuar se i tërë projekti ka qenë ide e nxënësve të gjimnazit Gjon Buzuku derisa TUMED ka ofruar mbështetje për realizimin e kësaj ideje.

 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.