Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 04 Korrik 2020

Ibrahim Gashi merr detyrën e rektorit të UP-së

E Hënë 01 Tetor 2012 14:23

Në sallën e Senatit në Rektoratin e UP-së, rektori i deritanishëm, Mujë Rugova ia dorëzoi detyrën rektorit të ri, Ibrahim Gashit, të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe personalitete nga politika, kultura dhe shkenca, si dhe ambasadorë të vendeve të ndryshme.

Ministri i Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka marrë pjesë në ceremoninësolemne të pranim-dorëzimit të detyrës së rektorit të Universitetit tëPrishtinës (UP).

Me këtë rast, rektori i deritanishëm, MujëRugova ia dorëzoi detyrën rektorit të ri, Ibrahim Gashi në sallën eSenatit në Rektoratin e UP-së, ku kishte të pranishëm personalitete nga politika, kultura dhe shkenca, si dhe ambasadorë të vendeve të ndryshme.

Pas ceremonisë, ministri Buja pati edhe një takim të shkurtër merektorin e ri të UP-së, Ibrahim Gashi, të cilit ia uroi detyrën dhe uroiqë Universiteti në krye me të vazhdojë rrugën drejt sukseseve edhe mëtë mëdha dhe drejt ngritjes së cilësisë në arsimin e lartë, që ështëedhe synim i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Ndërsa, rektori Gashi u zotua se do punojë pakursyeshëm për vizionin e tij për ta quar përpara Universitetin e Prishtinës.
(KosovaTimes)

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.