Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 26 Shkurt 2021

Guvernatori i Eskishehirit viziton shkollën në Prishtinë

E Marte 13 Nëntor 2012 22:45

Guvernatori i Eskishehirit, dr. Kadir Koçdemir, i cili bashkë me një delegacion po qëndron për vizitë katër ditore në Kosovës, të martën ka vizituar shkollën "Elena Gjika" në Prishtinë.

Në këtë shkollë mësimin e vijojnë rreth 200 nxënës dhe lidhur me mbarëvajtjen e procesit mësimor mysafirët janë njoftuar nga drejtori i shkollës Osman Vitija.

Guvernatori Koçdemir ka thënë se ndihet sikur të ishte në Turqi ngase Kosova dhe Turqia kanë vënë raporte miqësore, që bazohen në afërsinë shpirtërore.  Ai ka cituar një poezi të Yunus Emres dhe ka shprehur bindjen se ardhmëria do të jetë më e ndritur për gjeneratat e reja.

Gjatë kësaj vizite është nënshkruar edhe marrëveshja për binjakëzim mes shkollave “Elena Gjika” dhe “Plevne” të Eskishehirit.



 

 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.