Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 22 Prill 2021

Dyfishohen pagat e anëtarëve të këshillit Drejtues të UP-së

E Mërkurë 16 Janar 2013 10:01

Anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së si duket nuk janë lodhur shumë me gjendjen e rëndë në Universitetin publik, pasi që vendimi i parë i tyre ishte për rritjen e të ardhurave personale. Anëtarët e rinj të bordit të UP-së nuk do t’i marrin më nga 400 euro sa kanë marrë muajt paraprakë, por dyfish më shumë. Vendimin e arsyetojnë me pretendimin se po bëjnë nivelimin e pagave në UP. Derisa nuk mungojnë kritikat nga ekspertët e arsimit, pasi që këtë hap të tyre e vlerësojnë si të papranueshëm dhe të paarsyeshëm, raporton KTV.

Vetëm pak muaj pasi që u ulën në karrige, antëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës kanë menduar se si të rehatohen sa më mirë në pozitat e tyre.

Derisa studentët përballen me shumë probleme, pasi që cilësia në Universitetin Publik vazhdon të jetë në thumb të kritikës, kjo nuk i ka penguar ata që t’i shtojnë të ardhurat e tyre.

Përpara zgjidhjes së shumë problemeve, ata si prioritet e kanë konsideruar rritjen e shtesave të tyre, ku nga 400 euro sa kanë marrë në muajt paraprakë, tash do të marrin dyfish më shumë - 800 euro.

Anëtari i Këshillit Drejtues të UP-së, Ajvaz Berisha, e arsyeton këtë rritje duke thënë se po bëjnë nivelimin e pagave me anëtarët e tjerë të jashtëm të këtij këshilli, madje sipas tij, për këtë kanë themeluar edhe komision.

Edhe pse disa prej anëtarëve të jashtëm të këtij këshilli marrin paga të tjera në vendet ku punojnë, madje prej tyre pagë edhe nga buxheti i shtetit, Ajvazi thotë se kërkesa ka ardhur nga vetë anëtarët, e që është miratuar nga komisioni për nivelimin e pagave brenda UP-së.

Për ekspertin e arsimit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Jonuz Salihaj, ky vendim për rritje të shtesave të tyre është i ngutshëm, i papranueshëm dhe krejtësisht i paarsyeshëm.

Ndërsa, në rektorat thonë se nuk kanë asnjë kompetencë në ndërhyrjen e vendimeve të Këshillit drejtues, meqë është organ i pavarur.

Njëjtë mendojnë edhe zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, ku sipas tyre, politikat financiare të UP-së janë e drejtë e anëtarëve të Këshillit drejtues.

Sidoqoftë, Universiteti i Prishtinës vazhdon të përballet me shumë probleme e vështirësi, ndër to edhe me aspektin financiar.

Ditët e fundit, profesorët dhe asistentët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre pasi që ata nuk i kanë marrë honoraret që u kanë takuar, e që arsyetimi zyrtar ishte mungesa e buxhetit.

Me gjithë këto halle, menaxhmenti i ri i UP-së vendimin e parë në pozitat e reja e mori për rritjen e të ardhurave personale.  

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.