Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 26 Shkurt 2021

Gjakova kërkon universitet publik

E Premte 18 Janar 2013 11:40

Komuna e Gjakovës do t’i bëjë  zyrtarisht kërkesë  Qeverisë së Kosovës  që edhe në këtë komunë të hapet universiteti publik, i cili do të niste punën në vitin akademik 2013-2014.

Ndërsa është zotuar se do të bashkëpunojnë me institucionet kompetente të Qeverisë së Kosovës, të cilat të ndërlidhura me procesin e themelimit të universitetit në Gjakovë, duke ofruar partneritet për krijimin e të gjitha lehtësive të cilat janë në kompetencë të qeverisjes  lokale.

Ky vendim është marrë të enjten gjatë takimit të Komitetit të Politikës dhe Financave, ku përfaqësuesit njëzëri janë pajtuar që në këtë komunë të hapet një universitet. Madje, sipas Mahmut Lilës (AKR), kjo është dashur të ndodhte më herët./koha/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.