Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Marte, 07 Korrik 2020

Yunus Emre organizon kurse të gjuhës osmane

E Enjte 24 Janar 2013 14:44

Qendra Kulturore Yunus Emre ka paralajmëruar se do të organizoj kurse të gjuhës osmane, që do ti shërbej të gjithë studiesve që merren me hulumtimin e veprave të shkruara në osmanishte, në orientalistikë, histori e turkologji. 

Programi i kursit do të përpilohet në bazë të kërkesave dhe rrethanave aktuale dhe mësimet teorike dhe praktike do të realizohen nga profesorët mysafir në degën e Gjuhës dhe letërsisë turke në Fakultutetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, Dr. Salih Okumuş dhe Dr. Mehmet Samsakçi.

Pritet që në kurs të paraqiten studiuesit që hulumtojnë praninë dhe trashëgiminë turke në Kosovë dhe në Ballkan, në saje të hulumtimit të arkivës shtetërore të Kosovës dhe materialeve të ndryshme në bibliotekat e rajonit. Kurset do të mbahen pa pagesë në QK Yunus Emre në Prishtinë dhe në Prizren.

 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.