Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 04 Korrik 2020

Abetarja hapi rrugën për tekstet tjera

27 Janar 2013 12:22

Pas unifikimit të abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri në vitin e kaluar, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë këtë vit kanë formuar komisione për unifikimin e teksteve shkollore të gjuhës shqipe, të historisë, artit dhe muzikës për klasat e pesta deri në të nëntën, për të vazhduar më vonë me unifikimin e të gjitha lëndëve tjera nga niveli parashkollor e deri në nivelin e arsimit të mesëm.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit kanë thënë se komisionet përbëhen nga njerëz profesionistë nga të cilët pritet që gjatë këtij viti të dalin me rezultate konkrete.

Profesori i letërsisë, Agim Vinca, ka thënë se komisionet duhet të përbëhen nga njerëz kompetentë të cilët bëjnë vlerësimin real të teksteve ngase në të kaluarën kanë mbetur jashtë teksteve shkollore autorë shumë të rëndësishëm, sidomos ata nga Kosova.

Këshilltari i ministrit të Arsimit Ramë Buja, Arbër Morina, ka thënë se këto komisione fillimisht do të punojnë për unifikimin e këtyre teksteve dhe pasi të dalin me rezultate konkrete do të bëhet edhe unifikimi i teksteve të lëndëve tjera.

Ai ka shtuar se unifikimi i teksteve të shkollave të mesme është një perspektivë pak më e largët, por do të realizohet pasi të mbarojë unifikimi i teksteve të shkollës fillore, shkruan Kosovapress.

Se pse ky unifikim i teksteve do të fillojë nga klasa e pestë e jo nga klasa e parë, Morina ka thënë se kjo është agjenda e përcaktuar nga komisionet e dy ministrive.

Vinca, në anën tjetër, ka thënë se është bërë një hap i rëndësishëm drejt integrimit të procesit arsimor shqiptar, por që, sipas tij, duhet vazhduar me unifikimin e të gjitha teksteve të atyre lëndëve të cilat ndikojnë në ndikimin shpirtëror të nxënësve dhe në formimin e tyre si qytetar të lirë.

Ai ka shtuar se nuk mund të hartohen tekstet pa u hartuar planprogramet në të cilat duhet të përfshihen të gjitha nivelet e arsimimit dhe të edukimit - nga ai parashkollor e deri te niveli universitar.

Sipas tij, nuk duhet krijuar një sistem arsimor të lidhur dhe të izoluar, ngase jetojmë në kohën e globalizmit ku duhet të bëhet shumë kujdes për ruajtjen e identitetit shpirtëror, gjuhësor, kulturor dhe etnik. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.