Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 26 Shkurt 2021

Filloristët testojnë njohuritë e tyre

E Shtunë 02 Shkurt 2013 14:34

Dega e KDTP-së në Prizren dhe shoqata e mësimëdhënësve turq të Kosovës kanë organizuar një garë të njohurisë që ka pas për qëllim rritjen e njohurive të nxënësve filloristë si dhe nxitjen e ndjenjës së unitetit dhe solidaritetit mes tyre. 

Kreu i mësimdhënësve turq të Kosovës, Ferhat Aşıkferki ka thënë se ky është aktiviteti i parë në këtë vit i realizuar me KDTP-në, me të cilin subjekt do të realizohen edhe një varg aktivitetesh tjera, sikur ajo e shënimit të pesëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt. Aşıkferki, ka falenderuar mësimdhënësit që janë angazhuar për realizimin e këtij aktiviteti dhe nxënësve u ka uruar shumë suksese.

Ndërsa kryetari i degës së KDTP-së, Levet Buş, ka theksuar se kjo garë është përgatitur 6 muaj, me qëllim që fëmijët të shoqërohen, të garojnë dhe të kenë perspektivë për zhvillim në të ardhmen. Ai ka pohuar se aktivitete të tilla japin dëshmi për praninë dhe qëndrueshmërinë e komunitetit turk në Kosovë. Edhe Bus ka falenderuar mësimdhënësit për angazhimin e tyre.

Të njëjtat urime i ka përcjellë edhe kryetari i KDTP-së, Mahir Yağcılar, i cili është shprehur i kënaqur me idenë e realizuar nga mësimdhënësit dhe nxënësit. Ai ka bërë të ditur se edukimi nuk ka alternativë. "Arsimi na ka mbajtur në këmbë, dhe arsimi ynë do të na coj përpara", ka thënë Yagcilar. 

 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.