Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 26 Shkurt 2021

Prishtinë: 100 euro një temë diplome!

E Mërkurë 06 Shkurt 2013 10:51

Nëse hezitoni të përgatisni temat e diplomave, është dikush që i kryen këto punë. Çmimi për këtë shërbim është 100 euro. Dikush ka vendosur në shtylla elektrike një njoftim, në të cilin thuhet: punojmë tema diploma, punime seminarike, përmirësimin dhe rregullimin e temave (me standardet e shkrimit) si dhe përgatitjet në Powerpoint. 

Madje, personi që ka bërë këtë njoftim ka shkruar edhe numrin e telefonit që t’i lajmërohen myshterinjtë e mundshëm.KTV ka kontaktuar me personin në fjalë dhe ka mësuar çmimet dhe detajet të tjera lidhur me këtë çështje.

Zyrtarë të Universitetit të Prishtinës thonë se kjo gjë është befasuese për ta dhe se kjo dukuri mund të marrë përmasa shqetësuese. Prodekani në Universitetin e Prishtinës, Zeqir Veselaj, ka thënë se kjo është një vjedhje e pronës intelektuale dhe se mentorët duhet të kenë më shumë kujdes se cilat tema ua caktojnë studentëve. 

Kurse, profesori Milazim Krasniqi ka thënë se kjo është një dukuri që e rrezikon shumë ndershmërinë akademike, sepse edhe plagjiatura edhe gjëra të tilla janë të ndaluara edhe me statut të UP-së. Kjo dukuri, sipas profesorëve, nuk është vetëm në Kosovë. Sipas tyre, kjo dukuri është shfaqur në gjithë rajonin.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.