MASHT mbyll një Universitet në Prizren, arrestohet një person
E Enjte 04 Korrik 2013 15:56
Njësia për Krime Ekonomike dhe Korrupsion - Prizren, ka bërë arrestimin e një personi të dyshuar se i njëjti ka kryer veprën penale të Mashtrimit dhe Shmangie nga tatimi. Hetuesit policorë së bashku me inspektorët e arsimit të lartë, pranë Ministrisë së Arsimit kanë bërë kontrollimin e dokumentacionit në lidhje me licencimin dhe akreditimin e të ashtuquajturit Universiteti ndërkombëtar i Prizrenit.
Policia bënë të ditur se, gjatë kontrollit ka rezultuar se universiteti në fjalë nuk ka qenë i licencuar as i akredituar dhe që nga viti 2010 ka bërë regjistrimin e parë të 72 studentëve të vitit akademik 2010/2011 për studime Bachelor dhe Master, duke ju premtuar se studimet do ti përfundojnë në këtë universitet në Prizren.
Ky universitet fillimisht kishte filluar si filiale e Universitetit Ndërkombëtar të Strugës e pastaj në vitin 2011 ka bërë regjistrimin e 14 studentëve për vitin akademik 2011/2012 si Universitet Ndërkombëtar i Prizrenit, i cili kishte marrëveshje mirëkuptimi me Universitetin shtetëror Aleksandër Xhuvani në Elbasan-Shqipëri.
Të gjithë studentët janë mashtruar dhe në fund i ka detyruar ata që ti vijojnë studimet në Strugë-Maqedoni, dhe viti i dytë akademik i kryer në Prizren nuk u është njohur studentëve nga Universiteti Ndërkombëtar i Prizrenit, kështu që të njëjtit janë detyruar ti vijojnë studimet në Elbasan-Shqipëri, ku si pasojë studentët janë mashtruar dhe janë dëmtuar financiarisht.
Vlera e mjeteve (parave) të pranuara nga studentët që kanë qenë të regjistruar në këtë universitet arrin shumën prej 255,400.00 (dyqind e pesëdhjetë e pesë mijë e katërqind) euro, mjete këto të fituara me veprimtari të kundërligjshme, e që bie ndesh me Ligjin mbi arsimin e lartë.
Gjithashtu të hyrat nga regjistrimi i studentëve nuk janë paraqitur pranë ATK-së, gjë që dyshohet edhe për veprën penale Shmangie nga tatimi.
Për të gjitha veprimet hetimore është informuar Prokuroria Themelore në Prizren, ku me vendim të së njëjtës i dyshuari D. G. është ndalur për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme hetimore.
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.