Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 04 Qershor 2020

Nesër konkursi për 12 mijë studentë të rinj në UP

E Hënë 08 Korrik 2013 14:16

Konkursi për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, për vitin akademik 2013-14, pritet që të shpallet nesër. Sipas analizave të bëra nga njësitë akademike, Universiteti i Prishtinës do të pranojë rreth 12 mijë studentë. Ndërkohë, konkursi do të jetë i hapur deri më 23 korrik.

Ardian Kastrati, këshilltar i rektorit Ibrahim Gashi, tha për Radio Kosovën se më 26 dhe 27 do të mbahen provimet pranuese, kurse me 30 korrik shpallja e rezultateve.

Sipas Kastratit, gjatë këtij viti pritet të rritet numri i studentëve në ato fakultete  ku vitet e kaluara ka pasur më shumë interesim, siç janë: Edukimi, Ekonomiku, Juridiku dhe Mjekësia. Ai tha se kjo rritje e numrit varet edhe nga vendimi zyrtar i Ministrisë së Arsimit.
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.