Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 04 Qershor 2020

Vazhdon provimi pranues në UP

E Shtunë 27 Korrik 2013 11:11

Vazhdon edhe sot provimi pranues në Fakultetin Ekonomik dhe në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Provimi ka filluar në orën 9:00. Këto dy fakultete pritet t’i vizitojë edhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi.

UP këtë vit do të pranojë 11.932 studentë, numër ky në të cilën përfshihen edhe studentët e tri universiteteve të reja, atij të Gjilanit, Gjakovës dhe Mitrovicës.

1.400 prej të pranuarve, nga 1 tetorit do të jenë pjesë e Universitetit të Gjilanit, 350 nga numri i përgjithshëm që do të pranohen nga 1 tetori do t’i takojnë Universitetit të Gjakovës dhe 630, po ashtu prej numrit të përgjithshëm, do t’i takojnë Universitetit të Mitrovicës.

Më 30 korrik do të bëhet publikimi i rezultateve, kurse më 31 korrik dhe 1 gusht pranimi i ankesave, të cilat do t’i shqyrtojë një komision i kryesuar nga rektori, shkruan Kosovapress.

Më 5 gusht do të publikohen listat sipas ankesa, më 2 deri më 6 shtator do të bëhet regjistrimi i studentëve për afatin e parë, me orar të caktuar për fakultetet përkatëse.

Tarifat për studime nuk dallojnë prej vjetëve të kaluar. Për studime të rregullta kërkohet pagesë për 50 eurove për semestër, ndërsa për studime me korrespodencë kërkohet një pagesë prej 250 eurove.

Universiteti i Prishtinës këtë vit do të pranojë edhe 323 studentë nga Presheva, Bujanoci, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia, për qendrën në Gjilan dhe për qendrën në Gjakovë.

Universiteti i Prishtinës, për mësim në gjuhën shqipe, do të pranojë edhe 294 studentë nga pjesëtarët e komuniteteve pakicë: boshnjakë, turq, romë, ashkali dhe egjiptianë. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.