UP-ja, 1000 vende më poshtë në ranglistën e universiteteve
E Marte 06 Gusht 2013 10:21
Universiteti i Prishtinës sërish mbetet shumë larg cilësisë, krahasuar me të tjera universitete ndërkombëtare. Për këtë vit iu ka rezervuar vendi 4 mijë e 416, që i bie 1000 vende më poshtë se që ka qenë vitin e kaluar. Kështu thuhet në ranglistën e universiteteve në internet, sipas statistikave të bëra për 2013.
Kjo listë në internet është bazuar, duke përdorur metoda kuantitative, ku janë disenjuar indikatorë që lejojnë matjen e cilësisë shkencore në internet.
Nga e gjithë kjo del se universiteti i ka të mangëta publikimet e dokumenteve dhe të fajllave në internet që do tu mundësonte studentëve qasje më të lehtë në institucionin ku ata studiojnë, transmeton KTV.
Rezultati ka dalë duke u bazuar në disa kritere, siç janë përsosmëria, se sa institucioni është i hapur, sa ka ndikim te studentët dhe sa është prezent me publikime në Google.
Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës as që e ka marrë mundin të komentonte këtë rënie, ndonëse menjëherë është kontaktuar nga ekipi i KTV-së. /Telegrafi/
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.