Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 04 Qershor 2020

UP, dyfish më shumë të interesuar sesa vende të lira

E Hënë 12 Gusht 2013 09:02

Universiteti i kryeqytetit “Hasan Prishtina” mbetet institucioni më i kërkuar nga të rinjtë e vendit për të nisur studimet.

Vetëm për këtë vit, rreth 23 mijë maturantë janë të interesuar për t’u regjistruar në njësitë akademike të këtij institucioni, kurse për dy afatet e regjistrimit do të pranohen vetëm 12 mijë, aq sa është paraparë, raporton KTV.

Rektori i UP-së, Ibrahim Gashi, tërë procesin e kandidimit e cilëson mjaft korrekt. Sipas tij, edhe këtë vit kanë mbetur lista të mjaftueshme për pranim të studentëve të kategorive të veçanta.

Ndër fakultetet më të kërkuara për regjistrim janë Fakulteti Juridik dhe ai Ekonomik. Në këtë të dytin për regjistrim kanë aplikuar 4 mijë e 300 kandidatë, por as gjysma e tyre nuk kanë gjasa të pranohen, transmeton Koha.

UP-ja do të regjistrojë edhe rreth 300 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva e Bujanoci. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.