Studentët nga Universiteti i Eges në Kosovë
E Hënë 08 Mars 2010 13:40
Një grup i studentëve nga Universiteti i Eges në Turqi kanë vizituar Kosovën. Brenda katër ditësh ky delegacion ka vizituar shumë institucione dhe monumente historike.
Në Prishtinë ata janë takuar me ambasadorin e Turqisë, Metin Hüsrev Ünler, me koordinatorin e TİKA-s në Kosovë Kürşad Mahmat; pastaj në Prizren me: Ministrin e MMPH-së, Mahir Yağcılar, zv/ministrin e MPBZHR-së Fikrim Damka, deputetin Enis Kervan, anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Altay Suroy, kreun e degës së KDTP-së Orhan Lopar. Delegacioni ka vizituar edhe komunën e Mamushës, Dogri Jollin dhe paqeruajtësit turk.
Gjatë këtyre vizitave dhe takimeve ata janë njoftuar me punën dhe aktivitet e institucioneve dhe shoqatave, me ç'rast ka lindur ideja që vizitat e tilla të shpeshtohen në të ardhmen.
Studentët turq kanë vizituar edhe agjencinë e lajmeve Kosovahaber, ku janë shtruar mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.