Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 04 Qershor 2020

Më 2 shtator nis viti i ri shkollor

E Hënë 26 Gusht 2013 12:14

Më 2 shtator do të hapen dyert e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme në Kosovë, për t’i pritur të gjithë nxënësit në vitin e ri mësimor.

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë beson se deri në fund të këtij muaji pritet të përfundojnë me sukses të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2013/2014.

Rifat Gjoshi vlerësoi se ka pasur kohë dhe buxhet të mjaftueshëm që të gjitha përgatitjet teknike dhe ato të planprogramit mësimor të ecin mirë, raporton KTV. Ai theksoi se gjatë kësaj periudhe janë përfunduar tetë objekte të reja në komunat e Vushtrrisë, Gjilanit, Klinës dhe Skenderajt. E, disa nga shkollat në kryeqytet, të cilat kanë qenë duke u rinovuar, brenda javës priten të përfundojnë.

Këtë vit janë regjistruar më shumë se 29 mijë nxënës që do të vijojnë klasën e parë dhe më shumë se 31 mijë janë pranuar në shkollat e mesme.

Për të gjithë ata që nuk kanë arritur të regjistrohen nëpër shkolla të mesme, afati i dytë i regjistrimit do të jetë i hapur deri më 29 gusht, bëjnë të ditur në Ministrinë e Arsimit. /Koha/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.