Sot afati i dytë i provimit të maturës
E Shtunë 31 Gusht 2013 09:40
Rreth 11 mijë maturantë që nuk e kanë kaluar provimin shtetëror të maturës në afatin e parë, do të hyjnë në test sot në pjesën e parë dhe më 7 shtator në pjesën e dytë të testit.
Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit thonë se janë bërë të gjitha përgatitjet, ku edhe u bë e ditur se do të ketë disa ndryshime në ligjin e maturës shtetërore.
Afati i dytë i provimit shtetëror të maturës do të mbahet sot nën administrimin e anëtarëve të përcaktuar nga Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës dhe anëtarë nga tri universitetet publike, të cilët do të monitorojnë këtë proces. Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit, Mustafë Kadriu, tha për Radio Kosovën, se janë bërë të gjitha përgatitjet që ky test të mbahet në përputhje me planifikimin e bërë.
Ne këmi pasur një takim me drejtoritë komunale të arsimit, të cilët janë të gatshëm të kontribuojnë që ky proces të shkojë si duhet. E njëjta procedurë do të jetë edhe më 7 shtator.
Kadriu theksoi se edhe në afatin e dytë të provimit të maturës do të ketë një kalueshmëri të kënaqshme, pasi maturantët kanë pasur kohë për një përgatitje më të mirë.
Komento
Rregullat për komente
- Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
- Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
- Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
- Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.