Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 04 Qershor 2020

Filloi viti shkollor

E Hënë 02 Shtator 2013 10:02

Sot në gjithë Kosovën fillon viti i ri shkollor 2013-2014. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, mësimi fillor dhe i mesëm në nivel vendi zhvillohet në 1113 objekte shkollore, ku do të vijojnë mësimin mbi 420 mijë nxënës dhe 28 mijë mësimdhënës.

Klasën e parë do ta fillojnë 29 mijë nxënës.

Drejtori i Administratës së Arsimit Parauniversitar, Alush Istogu ka pohuar se MAShT, në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura administrative dhe profesionale për vitin e ri shkollorë, i cili do të nis më 2 shtator.

Ndërkohë, këtë vit do të fillojë pilotimi i Kurikulës së Re të Arsimit Parauniversitar, në 10 shkolla, në nivel vendi, transmeton KP.

Viteve të fundit, sistemi i arsimit në Kosovë, është ballafaquar me probleme nga më të ndryshmet. Sipas prindërve të nxënësve, ekspertëve të arsimit dhe përfaqësuesve të opozitës, problemet fillojnë nga cilësia e arsimit, klasat e mbipopulluara, politizimi i strukturave udhëheqëse të shkollave, e deri te mosaplikimi i kurikulave të Republikës së Kosovës në nivel vendi. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.