Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 04 Qershor 2020

SBASHK: Mësimdhënësve nuk u mjafton paga që e kanë

E Hënë 02 Shtator 2013 12:52

Kryetari i SBASHKU-ut, Ali Shabani ka deklaruar se duke u bazuar në shportën familjare, paga e mësimdhënësve në Kosovës nuk mjafton për një jetë normale të tyre, megjithatë ai beson se do të ketë lëvizje pagash për mësimdhënësit.

Shabani ka deklaruar se gjatë takimit me ministrin Buja, ky i fundit është pajtuar që duhet të ketë rritje të pagave në mënyrë që cilësia në arsim të jetë më e mirë, megjithatë ai nuk dha ndonjë datë se kur do të ndodhë kjo, transmeton KP.

Sipas tij, përfaqësuesit e SBASHK-ut po kërkojnë një takim me kryeministrin Thaçi, ku do të diskutohet për gjendjen në arsim, si dhe për përmirësimin e kushteve të mësimdhësve.

Ndërkohë, sipas mediave, kryeministri Thaçi ka premtuar se ngritja e pagave për mësimdhënësit do të ndodhë në vitin 2014. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.