Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Marte, 07 Prill 2020

Rektori Berishaj propozoi emrat e 4 prorektorëve

E Shtunë 15 Mars 2014 09:21

Ushtruesi i detyrës së Rektorit, Anton Berishaj, ia ka propozuar Senatit të Universitetit të Prishtinës emrat e katër kandidatëve për prorektorë.

Berishaj ka propozuar që deri në zgjedhjen e menaxhmentit të ri detyrën e prorektorëve ta ushtrojnë: Qerim Qerimi, Hasnije Ilazi, Muhamet Mala dhe Merita Koqinaj-Berisha,transmeton KP .

Sipas burimeve të Kosovapressit, sot pritet të mbahet edhe mbledhja e Këshillit Drejtues të UP-së, i cili vendos për zgjedhjen e këtij menaxhmenti.

Sipas Statutit të UP-së Rektori propozon listën e emrave për prorektorë nga radha e profesorëve të Universitetit, pasi të jetë konsultuar me Senatin.

Prorektorët zgjidhen nga Këshilli drejtues me shumicën absolute të votave, në një radhë votimi. Nëse kandidati i propozuar nuk zgjidhet atëherë rektori ka të drejtë të propozojë kandidatin e ri. Mandati i prorektorëve është i lidhur me atë të rektorit, me mundësi të rizgjedhjes edhe për një mandat, thuhet në Statut.

Ndërsa Këshilli Drejtues i UP-së, ka të drejtë të zgjedhë prorektorët sipas propozimit të rektorit. Sipas burimeve, javën e ardhshme pritet të zgjidhet edhe prorektori për buxhet dhe financa. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.