Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 03 Prill 2020

Në UP do të ketë afat të prillit?

E Shtunë 22 Mars 2014 10:56

Ardian Gola, këshilltar i ushtruesit të detyrës së Universitetit të Prishtinës, Anton Berishaj, tha për Telegrafin se gjasat janë të mëdha që studentëve të UP-së t’ju mundësohet hyrja në provime edhe në afatin e prillit, që është afat jo i rregullt.

Sipas tij, një pjesë e dekanëve kanë kërkuar këtë nga u.d. së rektorit.

“Por, në mesin e dekanëve ka patur të tillë që kanë kundërshtuar që të realizohet kjo kërkesë e studentëve. Pavarësisht të gjithave, Senati i Universitetit është instanca e fundit e cila vendos se a do të ketë ose jo afat të prillit. Por, ne presim që studentëve do t’ju krijohet kjo mundësi”, ka thënë Gola për Telegrafin.

Ndryshe, studentët e UP-së vazhdimisht kanë kërkuar që afati i prillit për paraqitjen e provimeve të mos anulohet nga agjenda e Universitetit sepse, sipas tyre, ata kanë nevojë për më shumë mundësi gjatë studimeve. /Telegrafi/ 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.