Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 03 Prill 2020

Në pozitat drejtuese të UP-së, profesorët me publikime në revista false

E Shtunë 22 Mars 2014 12:54

Profesorët që janë anëtarë të organeve më të larta të Universitetit të Prishtinës, përkatësisht Këshillit Drejtues, Senatit dhe vetë njësive akademike, janë identifikuar të kenë botuar punime shkencore në revista që cilësohen si të rreme të shteteve aziatike, siç është India, aty ku kishte botuar edhe ish-rektori Ibrahim Gashi.

Safet Merovci, anëtar i Këshillit Drejtues të UP-së, Skënder Ahmeti, dekan i Fakultetit Ekonomik, Naser Kabashi, dekan i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe senator në UP, si dhe vetë kryesuesja e Agjencisë Kosovare për Akreditim, Ferdije Zhushi, rezulton të kenë bërë botime shkencore në revista të rreme.

Por, asnjëri nga ta nuk e ka ndjekur rrugën e ish-rektorit Gashi, për të dhënë dorëheqje. As drejtues të Rektoratit nuk po e kërkojnë këtë nga ta. /Koha Ditore/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.