Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 03 Prill 2020

Qeveria merr vendim për zbritjen e pagesave për studentët

E Mërkurë 02 Prill 2014 13:47

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për zbritje të pagesës prej 50 për qind për studentet e universitetit publik për studimet Bachelor dhe Master. E po ashtu edhe për zbritje të pagesës prej 50 për qind për studentet që ushqehen në mense dhe për ata që jetojnë në konvikte.

Kryeministri Thaçi në mbledhjen e qeverisë pohoi se vendimi është marrë pas konsultimit me ministrin e Arsim, Ramë Buja dhe duke marrë parasysh nevojën për lehtësim dhe krijimin e kushteve sa më të mira për 60 mijë studentë të universitetit publik.

"Derisa kemi bërë rritje të pagave për profesorët, po bëjmë edhe zbritje prej 50 për qind për studentë Bachelor, Master, mense dhe konvikte. Kjo zbritje do t’i ndihmojë studentët dhe familjet e tyre. Ky vendim hyn në fuqi nga maji i këtij viti", tha ai. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.