Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Marte, 07 Prill 2020

Jacobson: Prioritet, arsimimi i fëmijëve të komunitetit rom

E Marte 08 Prill 2014 15:21

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Ann Jacobson për nder të Ditës Ndërkombëtarë të romëve ka vizituar një qendër mësimi në komunën e Gracanicës.

Jacobson ka takuar përfaqësues të këtij komuniteti ku ka shprehur gatishmërinë e saj dhe të qeverisë së SHBA që të ndihmoi këtë komunitet, sidomos në fushën e arsimit.

Ajo ka thënë se asgjë nuk është e rëndësishme për një shtet sesa arsimimi i fëmijëve.

“Do të doja ta falënderoja kryetarin e parë rom në këtë komunë për pritjen. Jam shumë krenare qe përkrahim këtë qendër të mësimit në bashkëpunim me republikën e Çekisë në fund të fundit asgjë nuk është më e rëndësishme për një shtet se sa arsimimi dhe arsimimi i fëmijëve të tij. Kam marrë vesh se kjo qendër e ndihmon komunitetin rom dhe ju ofron ndihmë shtesë atyre, në veçanti me gjuhen dhe detyrat e shtëpisë, ata do të jenë student të mirë, dhe të rritur të mirë e që do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejmë të Kosovës. Arsimimi është një nga prioritetet më të mëdha në ambasadën amerikane dhe ne kemi programe duke nisur nga arsimimi fillestar deri tek arsimimi universitar dhe shumë programe për shkëmbime qe i dërgojmë njerëzit në SHBA”, ka thënë ambasadorja amerikane.

E kryetari i komunës së Gracanicës, Branimir Stojanovic ka thënë se komuniteti tashëm gëzon të drejtat e tyre dhe se sipas tij askush nuk duhet të lejojë nga ky komunitet që të “rrezikohen” interesat e tyre. /Telegrafi/
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.