Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 03 Prill 2020

Nënshkruhet Kontrata Kolektive mes MAShT-it dhe SBAShK-ut

E Premte 11 Prill 2014 13:38

Ministri i Arsimit, Ramë Buja, dhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, nënshkruan sot Kontratën Kolektive të arsimit parauniversitar.

Buja me këtë rast ka theksuar se Kontrata Kolektive ofron të drejta, por njëkohësisht kërkon edhe përgjegjësi shtesë nga mësimdhënësit.

Nënshkrimi i kësaj kontrate është në vazhdën e Kontratës së Përgjithshme, e cila është nënshkruar në Qeverinë e Kosovës, tha ministri Buja, ndërkaq uroi sindikalistët që të gëzojnë të gjitha të drejtat dhe të përmbushin obligimet që dalin nga kjo kontratë.

“Kjo kontratë siguron të drejta, por kërkon edhe përgjegjësi dhe obligime prej punëtorëve të arsimit. Zbatimi i saj do të realizohet, sepse kjo tani më është tërësisht në plotëninë e saj dhe uroj kryetarin, të gjithë sindikalistët dhe punëtorët arsimor që vërtetët ta gëzojnë dhe natyrisht t’i përmbushin të gjitha obligimet”, u shpreh ministri Buja.

Ndërsa, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, nënshkrimin e kësaj kontrate e cilësoi si moment të veçantë, ndërkaq vlerësoi lartë edhe përkushtimin e ministrit Buja në realizmin e saj.

“Është një kontratë bazike me të cilën do të frymojmë më lirshëm dhe do të japim kontribut edhe më të madh në arsim. Këtë kontratë e konsideroj edhe si një përpjekje të ministrit Buja që të respektojmë punën e mësimdhënësve ndër vite”, u shpreh Jasharaj.

Qëllimi i Kontratës Kolektive për arsimin parauniversitar është përcaktimi dhe rregullimi më i qartë dhe më i detajuar i të drejtave, përgjegjësive dhe detyrimeve të palëve në këtë kontratë.

Kjo kontratë hyn në fuqi pas nënshkrimit të saj nga palët nënshkruese të kontratës, ndërkaq dispozitat, të cilat kanë të bëjnë me implikime financiare, hynë në fuqi më 1 janar, 2015.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.