Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 03 Prill 2020

Veprim shembullor i mësimdhënësve turq të Kosovës

E Marte 15 Prill 2014 16:36

Raportet miqësore ndërmjet gjimnazit "Gjon Buzuku" të Prizrenit dhe gjimnazit "Sekine Evren" të Salihlisë në Turqi po vazhdojnë. Pas nënshkrimit të marrëveshjes për binjakëzim mes dy shkollave, me nismën e mësimdhënësve turq të Kosovës, Akif Koro dhe Cengiz Çesko, dy gjimnazet kanë shkëmbyer vizita të ndërsjella.

Derisa vitin e kaluar gjimnazi "Sekine Evren" ishte mysafirë në Prizren e Mamushë, këtë vit 15 mësimdhënës dhe 15 nxënës, të gjimnazit "Gjon Buzuku", të të tri etnive kanë vizituar Turqinë. Gjatë qëndrimit një javor ata kanë vizituar Salihlinë, Izmir, Marmarën, etj.

Me këtë rast janë takuar edhe me përfaqësues institucionesh, ku janë nënvizuar raportet vëllazërore mes dyja vendeve.
 
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.