Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 03 Prill 2020

Ishler konfirmon mbështetjen në arsim

E Mërkurë 23 Prill 2014 15:52

Zv.kryeministri turk, gjatë vizitës sot në Prizren, ka përuruar aneksin shkollorë të shkollës së Reçanit dhe objektin e administratës në Universitetin e Prizrenit. Të gjitha këto investime janë financuar nga Tika Turke.

Me këtë rast, zv/ministri i arsimit, Nehat Mustafa ka falënderuar Qeverinë e Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep proceseve zhvillimore në Kosovë, sidomos në fushën e arsimit.

Zv/ministri Mustafa theksoi se Kosova dhe Turqia po e thellojnë gjithnjë e më shumë bashkëpunimin në fushën e arsimit, ndërsa përmendi faktin se edhe Universiteti i Prizrenit ka bërë hapa konkret duke e shtrirë këtë bashkëpunim me shumë universitete të Turqisë.

Ndërkaq, zv/ministri Mustafa kërkoi nga delegacioni turk që të inkurajojnë edhe më shumë universitetet turke të vazhdojnë bashkëpunimin me universitetet e Kosovës sidomos në fushën e hulumtimeve shkencore përmes projekteve të ndryshme, transmeton RTK.

Zv/kryeministri i Turqisë tha se vendi i tij po e ndihmon arsimimin e të rinjve në Kosovë në forma të ndryshme duke dhënë kontribut edhe në krijimin e kushteve më të mira për shkollim. Ai tha se shteti i tij do të vazhdojë ta ndihmojë arsimin në Kosovë në të gjitha nivelet.
- See more at: http://prizrenpress.com/lajme/ishler-peruroi-disa-objekte-ne-prizren/#sthash.tahVyIpg.dpuf

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.