Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Marte, 07 Korrik 2020

Mbahet panairi i universiteteve turke

E Mërkurë 07 Maj 2014 15:41

Instituti Yunus Emre, Qendra Kulturore Turke Prishtinë këtë vit është duke organizuar një panair ku kanditatët për të qenë student do të njoftohen me 18 universitete nga Turqia. Panairi, i cili po organizohet për herë të parë, më 7 maj do të jetë e hapur në Prishtinë, në hotelin “Sirius”. Kurse më 9 maj do të jetë e hapur në Sheshin e Shatërvanit në Prizren.

Në saje të këtij panairi universitetet do të bashkohen me kandidatët e ardhshëm për studime universitare, pasuniversitare dhe doktoraturë.

Kandidatët të cilët dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit, gjatë panairit do të njoftohen direkt me universitetet Turke dhe do të marrin vendime me të shëndosha për studime. Në panair kandidatët do ta kenë mundësinë të informohen direkt nga universitetet për programet arsimore, programet e ndryshimeve, stafin akademik, mundësitë për bursa, konvikte etj.

Në Kosovë gjenden shumë të diplomuar nga Turqia. Për këtë arsye Instituti Yunus Emre për panair është duke bërë bashkëpunim me Shoqatën e të Diplomuarve nga Turqia (TÜMED), thuhet në njoftimin eQendrës Kulturore Turke në Prishtinë.

Panairi i cili do të realizohet nga një ditë në Prishtinë dhe në Prizren, po i mirëpret të gjithë studentët e shkollave të mesme, maturantët dhe kandidatët për studime pasuniversitare dhe doktoraturë.

18 universitete të cilët do të marrin pjesë në panair, gjatë dy ditëve në Prishtinë dhe Prizren, do të jenë të gatshëm për tu njoftuar me kandidatët, për tu përgjigjur pyetjeve dhe për ti këshilluar ata.

Panairi do të hapet më 7 maj (e mërkurë) në Hotel “Sirius” në Prishtinë, dhe do tw jetw i hapur nga ora 10.00 deri në 18.00, kurse më 9 maj (e premte) në Sheshin Shatërvan në Prizren, nga ora 10.00 deri në orën 18.00.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.